Current track

Title

Artist

Heshtja e rivalëve republikanë në darkën e ‘Iowa-s’ tregon dominimin e Trump në garën presidenciale të vitit 2024

Written by on July 29, 2023

Në natën që disa rivalë republikanë të Donald Trump folën në të njëjtin event në Iowa, vetëm njëri e sfidoi ish-presidentin kokë më kokë.

Sipas BBC, kjo tregon kontrollin që Trump ka ende në partinë e tij.Dikush në prapaskenë në darkën e Lincoln kishte qartë një sens humori të djallëzuar.

Ndërsa secili prej kandidatëve që shpresonte të bëhej kandidati presidencial i Partisë Republikane për vitin 2024 shkuan për të folur, ata u shoqëruan nga një zhurmë muzikore, një klip i këngës country Only In America.

Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara nuk përpiqet t’i fshihet faktit se tashmë po përballet me dy procese penale dhe së shpejti mund të akuzohet për dy raste të tjera. Në fakt, ai i mban këto akuza si një simbol krenarie.

Trump këmbëngul se ai është duke u vënë në shënjestër të padrejtë për arsye thjeshat politike.

Ai i tha turmës prej 1200 mbështetësish republikanë në këtë darkë në Ioëa, një shtet kyç sepse do të mbajë zgjedhjet e para në garën për nominimin janarin e ardhshëm, se ai nuk do të ishte ndjekur penalisht nëse nuk do të kandidonte përsëri për Shtëpinë e Bardhë dhe nuk do të ishte ndjekur penalisht nëse nuk do të fitonte.

Shumica e garuesve të tjerë republikanë thjesht zgjodhën të injoronin lajmet e së enjtes në mbrëmje se zoti Trump ishte akuzuar për tre akuza të tjera në hetimin e dokumenteve të klasifikuara. Në fakt, ata nuk pranuan të shfrytëzonin rastin për të sfiduar fare kryesuesin e qartë në garë.

Një nga pretendentët më pak të njohur, Ëill Hurd, ishte i vetmi që e sulmoi. Ish-kongresmeni i Teksasit dhe oficeri i CIA-s pretendoi se Donald Trump nuk po kandidonte për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.

“Donald Trump nuk kandidon për president për të përfaqësuar njerëzit që votuan për të në vitin 2016 ose 2020. Donald Trump po kandidon për të qëndruar jashtë burgut”, tha ai.

Thirrjet e forta dhe takëmet e zhurmshme gati sa nuk ‘e mbytën’ pjesën tjetër të asaj që ai kishte për të thënë, me një burrë që bërtiste “shko në shtëpi”. Ishte e qartë se ai kishte humbur mbështetjen e sallës.


Current track

Title

Artist