Home Aktualitet U arratis nga burgu 17 vjet më parë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar

U arratis nga burgu 17 vjet më parë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar

nga Sonila Osmanaj

Një shqiptar, i arratisur nga burgu në vitin 2003, u arrestua në kufirin greko-shqiptar, nga policia greke.

Siç raportohet shqiptari ishte arratisur nga burgu i Koridallos/Athinë, ku duhej të vuante një dënim për trafik të lëndëve narkotike. Ai ishte dënuar me 7 vite burg.

Shqiptari 48 vjeçar u kap në Sagiada Thesprotia nga oficerët e policisë të Gardës së Kufirit të Filiates.

Ai u ndalua si pjesë e një kontrolli policor në rrethin e Sagiada.

Shqiptari ishte dënuar me 7 vjet burg me vendim të Gjykatës së Apelit për posedim dhe përpjekje për të shitur lëndë narkotike. Personi i arrestuar është dërguar në Prokurorin e Thesprotisë.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!