Home Aktualitet “S’e besoja kurrë që do dilja prej aty”, Klajdi Qato rrëfen tmerrin poshtë gërmadhave: Që në fillim doja të takoja…

“S’e besoja kurrë që do dilja prej aty”, Klajdi Qato rrëfen tmerrin poshtë gërmadhave: Që në fillim doja të takoja…

nga Albina Hoxhaj

Klajdi Qato ka rrëfyer ndjesitë që përjetoi poshtë gërmadhave teksa ekipet greke luftuan që ta nxirrnin prej aty. Në një lidhje telefonike në emisionin ‘Open”, Qato u shpreh se s’e besonte kurrë që do të mund të dilte prej aty.

Në momentin që rashe isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe me shpëtuan, erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty. Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat. Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdesje,”- tha ai ndër të tjera.

Qato u nxorr i gjallë një ditë pas tërmetit të fuqishëm. Një nga zjarrfikësit që e shpëtoi, tregoi para dy ditësh se i riu u kërkonte që të punonin edhe kur ekipet e shpëtimit pushonin.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!