Home Aktualitet “RENEA ka kontrolluar për eksploziv në ambientet e Teatrit Kombëtar”- Deklarata e fortë e Lleshajt: Pse forcat e rendit nuk kishin numër identifikimi

“RENEA ka kontrolluar për eksploziv në ambientet e Teatrit Kombëtar”- Deklarata e fortë e Lleshajt: Pse forcat e rendit nuk kishin numër identifikimi

nga Sonila Osmanaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bën një deklaratë të fortë kur deklaron se forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në ambientet e Teatrit Kombëtar para operacionit të shembjes.

Sipas tij, policia mori masa për shkak të indikacioneve se mund të ketë dhunë.

Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrihet, nëpërkëmbet dhe të jetë objekt barcoletash dhe anektodash. Policia së pari duhet të merret me pesha të rënda. Së pari tu vërë gjoba në personazheve publikë se sa qytetarëve. Ata marrin në telefon për të ndëshkuar shefin. Kjo është arsyeja pse kërkojnë numrat e identifikimit për t’i shantazhuar. Policia kur vepron në mënyrë të organizuar, identiteti i të gjithë policëve është identiteti i drejtuesit të tyre.

Në artikulimin verbal ka pasur kërcënime për përplasje të fortë deri në gjakderdhje. Policia e ka pasur drojën se mund të kishte reagim të ashpër dhe për këtë arsye ka kontrolluar detajisht brenda. Nuk e di konkretisht se çfarë kanë pasur. RENEA ka kontrolluar për eksploziv. Besoj ka pasur edhe qen. Janë procedura standarde. Në përgjithësi nuk kam parë armë. Madje, as ato armë që janë të detyruara me ligj si shkopin e gomës”, tha Lleshaj në emisionin “Java” në RTSH.

Ministri bëri me dije se SHÇKB-ja po zhvillon verifikime mbi rolin e policisë.

Ka nisur një proces për të verifikuar. Policët nuk i konsiderojmë engjuj. SHÇKB do të verifikojë çdo rast”, shtoi ai.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!