Home Aktualitet Ramush Haradinaj: Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën

Ramush Haradinaj: Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën

nga Sonila Osmanaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pak orë para fillimit të seancës së Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria Hoti, ka shkruar se kjo qeveri është jetike për vendin.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, thotë se votimi i qeverisë së re është më shumë se sa zgjedhje e një qeverie.

Pritet që sot në orën 11:00 do të nisë seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë Hoti, e cila do të udhëhiqet nga LDK-ja.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin.

Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie.
Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet!
Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!