Home Aktualitet Presidenti ktheu në Kuvend ligjin për koncesionin në Porto Romano, reagon PD: Mbron interesin publik, qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do …

Presidenti ktheu në Kuvend ligjin për koncesionin në Porto Romano, reagon PD: Mbron interesin publik, qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do …

nga Sonila Osmanaj

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Presidentit të vendit, llir Meta

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.

Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.

Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!