Home Aktualitet Prekëse/ Gruaja me kancer nga Kosova dhuron 50 euro për banorët e prekur nga tërmeti

Prekëse/ Gruaja me kancer nga Kosova dhuron 50 euro për banorët e prekur nga tërmeti

nga Sonila Osmanaj

Kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive dhe banesave të tyre për të mirëpritur vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Ata po dhurojnë krejt çfarë kanë. Dikush, madje e ka hequr edhe pallton që e kishte veshur për t’ja dhuruar dikujt që sonte ka më shumë nevojë për të.

Kosovarët kanë hapur zemrat e tyre.

Njëjtë ka vepruar edhe zonja Gjyljeta nga Peja që sonte e ka harruar edhe sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet.

“Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, ka thënë ajo mes lotëve në emisionin N’drrimi i Natës në Klan Kosova në një linjë telefonike të drejtpëdrejtë për donacione për ta ndihmuar Shqipërinë.

Zonja nga Peja ka prekur të gjithë të pranishmit në studion e NIN-it në Klan Kosova, përfshirë edhe moderatorin e këtij emisioni Alaudin Hamitin që po ashtu mes lotëve e ka përmbyllur emisionin.

Ky gjest i jashtëzakonshëm i bujarisë emocionoi fort dhe përloti edhe këngëtaren Loreta Kaçka, reperin Mozzik dhe aktorin Kushtrim Sheremeti që ishin në studio dhe u bënë pjesë e iniciativës për të mbledhur para për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. /KlanKosova/

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!