Home Aktualitet Po provokon Vuçiç? Presidenti: I gatshëm të takohem me Hashim Thaçin

Po provokon Vuçiç? Presidenti: I gatshëm të takohem me Hashim Thaçin

nga Sonila Osmanaj

Në pikun e debatit për aktakuzat e Gjykatës Speciale për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe për kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ja çfarë thotë Aleksandër Vuçiç. “Jam gati të takohem me Thaçin, nëse liderët në Prishtinë vendosin të jenë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme”,-thotë Presidenti i Serbisë për median ”Politiko”.

Në versionin e përditësuar të intervistës për portalin e Brukselit, kreu i shtetit serb thotë se dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë, pavarësisht aktakuzës kundër Thacit. Edhe pse nuk pranoi të komentonte mbi aktpadinë, Vuçiç e artikuloi qartë se e dëshiron të fillojë me ndërmjetësimin e BE-së dialogun e ngecur për më shumë se një vit.

”Politico” kujton se BE ka sinjalizuar që synon t`i japë një shtysë të re dialogut në muajin korrik. ”Ne nuk duam të ndezim edhe më shumë konflikte politike ose fizike mes serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë dhe sigurinë e serbëve në Kosovë”. Ai tha se Beogradi duhet të vazhdojë procesin e dialogut me këdo që pala kosovare zgjedh si përfaqësuesin e saj.

Mbrëmjen e së hënës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se në jetën e tij mund të ketë bërë gabime politike por krime luftë kurrë. ”Zemra ime është e lënduar por jo e thyer, gjakun e kam të pastër. Gabime politike mund të kem bërë por jo krime lufte”. Thaçi tha se Serbia sot po ecën drejt BE-së, kurse Kosova nuk gëzon as vizat, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare nuk po përdor standarde të njëjta ndaj dy shteteve.

”E kam kuptuar shumë herët se ne luftëtarët e UÇK-së do të paguajmë një çmim të madh njerëzor, familjar e politik. Ky është çmimi për lirinë e Kosovës. Është e drejtë se duhet të zbardhet çdo aktakuzë për krime të luftës. Gabime në paqe mund të kemi bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha prapa në kohën e Sllobodan Millosheviqit do të bëja të njëjta gjënë”.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!