Radio Nova

LIVE 24/7

Current track

Title

Artist

24/7 Live Program. Muzikë shqiptare. Talk Show nga Ilir Borova dhe Arian Asimi.

Radio

Pas ekranit të RTSH fshihen disa njerëz të vegjël

Written by on May 6, 2023

Eri Muço.

Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar.E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë por se ne atë ekran dhashë gjithshka kisha , madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania. Ajo cka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh fshihen disa njerëz të vegjël.Ata që mezi pritën ” skandalin” e madh mediatik.Kam një falenderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të ciët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre . Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se ne c’batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta sic janë
Punësimet pa asnjë kriter

Vjedhjet me tendera e karburante
Bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera! Në rrugëtimin tim si gazetare i kam mëshuar fort kryefjales së këtij profesioni ” Fjalës së lirë” , pasqyrimit real të problematikave, kronikave në shërbim të qytetarëve e cila jo pak herë më ka penalizuar nga drejtues te Rtsh. p.s Rrugëtimi im vazhdon , mund ti heqësh një gazetari punën por jo penën!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Radio Nova

LIVE 24/7

Current track

Title

Artist

24/7 Live Program. Muzikë shqiptare. Talk Show nga Ilir Borova dhe Arian Asimi.

Radio