Home Aktualitet Paniku në Kamëz/ Vetëdorëzohet personi që kërcënoi Policinë, efektivët i rrethuan banesën, përforcime dhe nga RENEA

Paniku në Kamëz/ Vetëdorëzohet personi që kërcënoi Policinë, efektivët i rrethuan banesën, përforcime dhe nga RENEA

nga Sonila Osmanaj

Përfundon paniku dhe situata e tensionuar në Kamzë ku një person ka kërcënuar me armë Policinë pasi refuzoi të shoqërohej në Komisariat.

Drejtori i Policise se Tiranes Rebani Jaupi dha detaje per mediat ku tha se personi eshte vetedorezuar pas negociatave me forcat RENEA.

Mësohet se ka pasur një urdhër ndalimi nga gjykata per kete person pasi ushtronte dhunë ndaj gruas dhe nuk lejonte fëmijët të shkojnë në shkollë. Kur forcat e policise kanë tentuar ta shoqërojnë ka refuzuar duke nxjerrë armën automatik e kërcënuar punonjësit e policise. Në këtë moment është kërkuar ndihma e repartit RENEA dhe më pas nëpërmjet negociatorit të vënë është bërë i mundur edhe vetëdorëzimi i tij.

Njoftimi nga Policia e Kamzës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.

Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!