Home Aktualitet Pak para rrëzimit të qeverisë/ Kurti në fjalimin e fundit si kryeministër: Thaçi dhe Vuçiç kanë marrëveshje të fshehur

Pak para rrëzimit të qeverisë/ Kurti në fjalimin e fundit si kryeministër: Thaçi dhe Vuçiç kanë marrëveshje të fshehur

nga Sonila Osmanaj

Pas para se Kuvendi të votonte mocionin e mosbesimit të qeverisë, Albin Kurti bëri fjalimin e fundit si kryeministër i Kosovës. Gjatë fjalës së tij ai nuk i kurseu akuzat në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç, se sipas tij këta të fundit kanë marrëveshje të fshehtë bashkë.

“Ne do të vazhdojmë që t’i kryejmë detyrat, por jo si më parë, pas rrëzimit të qeverisë. Është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë, me një marrëveshje të dëmshme ku detyrohesh ta nënshkruash. Nuk mund të bëhet marrëveshja pa më thyer mua. Unë jam njeriu ma i votuar në dy palë zgjedhje, andaj nuk thyhem”, ka thënë ai. Ai ka përsëritur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke thënë se nuk është ide e Mustafës.

“Ideja e gjendjes së jashtëzakonshme është ide e presidentit Hashim Thaçi. Kuvendi ka votuar edhe marrëveshje të tjera të këqija. Ajo 15 pikëshe, Thaçi- Daçiç”, ka deklaruar Kurti.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!