Mos na hap barkun
Written by Nova Web on May 16, 2023
Nga Ilir Vasili.
Aman të keqen, vetëm ti mos fol më për politikë se ta shpif. Tregohu atyre që te ndjekin nga një përrallë në ditë më mirë, se te shtohen dhe pëlqimet.
Sepse nqs ka njëri që kontribuoi më shumë nga kushdo tjetër për ta çarë e për ta përcarë PD, për ta mbytur e për ta fundosur atë, ajo je ti. Dhe nqs ka njëri sot që gëzon më shumë nga të gjithë, me zemrën mal për humbjen e PD, ajo je vetëm ti.
Flet ti për pazare politike. Ti që të sheh syri vetëm dollarë, saqë të duken vetëm dy shenja $$ te bebja e syrit. Ti që mbledh para për politikanët, dhe nëse ka njërëz që e shohin politikën vetëm nga ngjyra e dollarit, një prej tyre je ti.
Ti që thoje mos më prish pune mua, se përndryshe ta shkatërroj njeriun tënd në PD, që as e dija kush ishte, po e mora vesh nga ty. Ti që shtyje për të ngritur në piedestal Harxhin se te çoi te Berisha, i cili të mbajti në krah e të dha edhe bodyguard, bythës tënde, se nuk e dinte njeri a ekzistoje apo jo. Dhe ti i pështyve që të dy. Ti qe putheshe me Adriana Kalane dhe Albana Vokshin e pastaj edhe ato shkove i peshtyve. Ti që nuk le vajzë e grua pa marrë nëpër gojë e pa pështyrë në Tiranë. Ti që luteshe e vdisje te dilje pak ne ekran të shpalosje gjepurat e tua dhe llokumet që nxirrje nga goja, dhe i pështyve të gjithë ata që të dhanë hapësirë. Po kush ta dha dorën ty e nuk e pështyve ti, aman?
Ti e zgjuara e madhe me super IQ, që shkon i prish pune edhe Zeldin në Amerike në kulmin e fushatës së tij duke i fryrë në vesh më ata që i çoje që të fliste në Kongres për ty, që tu tregoje të mjerëve që të besonin në Shqipëri sa person i rëndësishëm ishe ti. Aq e zgjuar je ti. Aq merr vesh nga politika ti.
E kulluara ti. Super-seriozja ti. Që pa ty asgjë nuk funksionon.
Kur do vish ta ngresh atë partinë e konservanteve në Shqipëri, aman? Se ka njerëz edhe për ty në Shqipëri. Hajde, se vetëm ti e rregulon këtë punë. Vetëm ti e mbyt fare gjithë Shqipërinë.
Facebookistat sa mezi po të presin, me laps e me letër në dorë.