Home Aktualitet Mjeku humb jetën nga Covid-19/ Basha: Lajm tronditës, respekt maksimal për mjekët që luftuan deri në fund

Mjeku humb jetën nga Covid-19/ Basha: Lajm tronditës, respekt maksimal për mjekët që luftuan deri në fund

nga Sonila Osmanaj

Pas konfirmit të lajmit për vdekjen e mjekut të njohur Arjan Pushi, i cili ishte infektuar me Covid-19, reagon kreu i PD, Lulzim Basha.

“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të prof. dr. Arjan Pushit, një misionari të bluzave të bardha që përmes përkushtimit dhe angazhimit të palodhur i dha ndihmë te paçmuar qindra pacientëve të tij.

Lutjet dhe mendimet e mia janë për familjarët dhe miqtë e tij. Respekti im maksimal është për mjekët që luftuan deri në fund për ta mbajtur në jetë mikun dhe kolegun e tyre dhe që punojnë me të njëjtin përkushtim për cdo pacient. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në postimin e tij.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!