Home Aktualitet Menaxhimi i tërmetit/ Braçe: Qentë i kishin shitur për 50 mijë lekë, djemtë që punonin atje ishin më të rinj se unë

Menaxhimi i tërmetit/ Braçe: Qentë i kishin shitur për 50 mijë lekë, djemtë që punonin atje ishin më të rinj se unë

nga Albina Hoxhaj

Zv.kryeministri Erion Braçe është i ftuar në emisionin “Përballë”, drejtuar nga gazetari Lutfi Dervishi.

I pyetur lidhur me situatën e tërmetit, Braçe u shpreh se forcat shqiptare nuk kishin eksperiencë për përballimin e pasojave, pasi kurrë nuk kishin përjetuar një fenomen të tillë. 

Qentë i shitën për 50 mijë lekë i ke vërdallë në Tiranë. Djemtë që punonin atje ishin më të rinj se unë. Kurrë se kishin ndjerë një tërmet të tillë. Ka ca reparte që ishin të pajisuara. A duhet të pajisemi më shumë? Pa më të voglin diskutim. Duhet të nxjerrim mësim. Duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen civile,”-tha ndër të tjera Braçe.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosurdhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!