Kolonel Dritan Demiraj, thirrje ushtarakëve të votojnë, Belind Këllićin.
Written by Nova Web on May 13, 2023
Të nderuar miq, kolegë dhe bashkëqytetarë!
Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, kam dëshirën t’ju drejtohem të gjithë miqve të mi por edhe më gjerë opinionit publik Shqiptar që të shkoni në votime masivisht të shprehni vullnetin tuaj të lirë, duke votuar pa asnjë hezitim ndryshimin e gjithëpritur në Tiranë dhe kandidatin e koalicionit BashkëFitojmë Belind Këlliçi.
Pak herë në këto vite të demokracisë, vota për zgjedhjet lokale ka qënë kaq e rëndësishme sa në këto zgjedhje. Votoni pa asnjë hezitim Belind Këlliçin sepse:
Ai mishëron një politikan të ri, të pastër, të shkolluar në perëndim i cili përfaqëson një demografi dhe qëndresë opozitare mbarëkombëtare.
Belindi është kandidati me programe konkrete sociale, i premtimeve të sinqerta për një Tiranë me hapësira ekonomike dhe sociale, si dhe një infrastrukturë moderne në shërbim të qytetarëve të saj.
Mendoni për një moment se vota juaj mund të bëjë ndryshimin e madh, pasi në të kundërt do të vazhdoni me ëndrrën e keqe të një realiteti fasadash dhe propagande nga e cila nuk përfitoni asgjë.
Mendoni për një moment që ju dhe familjet tuaja të vazhdoni të jeni të pashpresë, sepse Tirana në kushtet aktuale nuk ju takon ju, por oligarkëve dhe satelitëve të tjerë të qeverisë.
Me këtë rast, i drejtohem të gjithë opozitarëve të cilët në mënyrë të veçantë kësaj radhe të mos mungojnë në votime, i drejtohem njerëzve të paangazhuar dhe neutralë, që kësaj radhe të shprehin vullnetin e tyre për ndryshim në Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë, Lezhë, Vorë në të gjithë Shqipërinë duke votuar pa hezitim djemtë dhe vajzat më të mirë të vendit duke filluar me Prof. Luçiano Boçin, Igli Carën, Bardh Spahia, Prof. Ledina Alollin, Lefter Maliqin, etj.
Shqipëria është në një betejë përballë autokracisë dhe oligarkisë, krimit të organizuar si dhe pseudo opozitarëve të shitur dhe të blerë të përfaqësuar nga Enkeled Alibeaj dhe marionetat e tij.
Me votën tuaj, do të filloni të rrëzoni një nga një si në një lojë shahu gurët e lojës të korrupsionit ku përfshihen mbi të gjithë opozitarët që ju kanë shitur, pa dinjitet dhe pa asnjë mbështetje të Enkeled Alibevulës.
Bashkëqyteratët e mi të dashur dhe të nderuar!
Tregojuani me votën tuaj të lirë dhe dinjitoze pengmarrësve të korruptuar të Shqipërisë, se forca i takon sovranit dhe liria fitohet vetëm me votë, forcë dhe me kurajo. Shqipëria ju përket vetëm juve dhe fëmijëve tuaj, të çliruar përfundimisht nga hajdutët, grabitqarët, antishqiptarët dhe opozitarët fallso.
Vota e lirë e bën një popull të lirë dhe sovran.
DD.