Home Aktualitet Kim Mehmeti: Ra Qeveria – zhvatësit proamerikanë nuk e japin Kosovën!

Kim Mehmeti: Ra Qeveria – zhvatësit proamerikanë nuk e japin Kosovën!

nga Sonila Osmanaj

Nga Kim Mehmeti 

“Të zgjedhurit nuk e shpërfaqin vetëm fytyrën dhe mendësinë e vet, por edhe atë të votuesve të tyre. Andaj perversiteti i djeshëm në parlamentin e Kosovës, si asgjë tjetër shpërfaqte mendësinë politike bajraktareske si dhe të vërtetën se në Kosovë e sotme më lehtë mbijeton trimi hajdut dhe i pandershmi i pasur, se sa i politikani i mençuri që dinë të turpërohet!

Turpi i djeshëm në parlamentin e Kosovës shpjegon edhe diçka përtej hajdutokracisë: atë se përpos qaforeve dhe veshjeve firmato, shumica e politikanëve të sotëm të Kosovës, kanë mendësinë ‘vasale’, mendësi që i bënë të mos kenë hallin ç’mendon populli, por çka thonë “Portat e Larta” për ta!

Dhe kjo ndodh sepse edhe ne, nuk i vlerësojmë ata nëpërmjet asaj sa janë të përgjegjshëm ndaj vendit e popullit, as nëpërmjet asaj sa u skuqet fytyra kur gënjejnë dhe sa u dridhet dora kur vjedhin, por vetëm me atë se sa janë proamerikanë, properëndimorë, prolindorë…, e që atyre u lejon të jenë vetëm pro xhepit të vet. Për çka nuk na e ka fajin as Perëndimi as Lindja, por prirja që hajdutin e ‘lagjes’ tonë që na jep edhe neve, ta çmojmë më shumë se të ndershmin e ‘mëhallës’ tjetër.

Po pra, në parlamentin e Kosovës dje u shpërfaq portreti grupor i politikanëve që ka kjo “Shqipëri” e jona dhe u pa qartë sa vështirë do e ketë Kosova të çlirohet nga pleqtë e LDK-së dhe nga politikanët e dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit”!

Pra u pa qartë se Qeveria ra sepse zhvatësit dhe hajdutët proamerikanë janë shumë të fort dhe, nuk e japin Kosovën.” (Kim Mehmeti)

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!