Home Aktualitet Ish-universiteti privat në spital-karantinë/ Rama dhe Manastirliu: Luftë për pacientët që janë drejt shërimit

Ish-universiteti privat në spital-karantinë/ Rama dhe Manastirliu: Luftë për pacientët që janë drejt shërimit

nga Sonila Osmanaj

Në mbledhjen online të qeverisë, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bënë me dije se për shkak të Covid-19, qeveria po ndërton një spital-karantinë. Kurse këtë të enjte, Rama dhe Manastirliu ishin në ambientet e spitalit të ri karantinë që po ndërohet në godinën e një ish-universiteti provat në Tiranë. Sfida për qeverinë, siç kreu i qeverisë Rama e ka quajtur është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna. Kreu i qeverisë, gjatë inspektimit të kësaj godine, tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimin, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht.

Kjo godinë është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë spitale të shtetit që do të vihen në shërbim për të prekurit me koronavirus në Shqipëri. Bëhet fjalë për Urgjencën Infektive që ka në dispozicion 120 shtretër nga të cilët 73 janë të zënë dhe spitali “Shefqet Ndroqi” me 190 shtretër në total, ndërsa kjo strukturë e re do ketë 80-100 shtretër.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në skenarin e parë të dytë të tretë janë spitalet në QSUT dhe ai i Sanatoriumit, por kjo strukturë do shërbejë për pacientët që janë drejt shërimit dhe në gjendje më të mirë shëndetësore. “Kjo do shërbejë si një spital karantinë me asistencën baze mjekësore,organizim i ri që ka shërbyer si strukturë rezidenciale tani. Do ketë 80-100 shtretër të parë, kati i parë do shërbejë për veshje e zhveshje të personelit, reanimacion për shërbimet bazë, do ketë edhe një njësi që do shërbejë si reanimacion të vogël”.

Rama: Mbase nuk vjen nevoja por ne duhet të jemi të përgatitur për çdo lloj zjarri.

Manastirliu: Çdo kat do ketë strukturë infermierike, farmaci, imazheri bazë, radiografi të lëvizshme, për personat që nuk kërkojnë shërbimin e një spitali tipik, por që janë në fazën e shërimit. Kampus tipik që mund të përshtatet edhe në planin afatgjatë”.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!