Home Aktualitet Idrizi: Të besojmë ekspertët apo Ramacovidin, refuzoni fytyrën e “Faraonit”

Idrizi: Të besojmë ekspertët apo Ramacovidin, refuzoni fytyrën e “Faraonit”

nga Sonila Osmanaj

Pas vendimit të shpallur një ditë më parë nga Rama, se edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur, ka reaguar kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Mbyllja e fundjavës ka bërë të mundur edhe kufizimin e besimtarëve myslimanë që të falen në sheshin Skënderbej, për festën e Fiter Bajramit.

Idrizi i ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë fytyrën e “Faraonit”, ndërsa e quan çmenduri të mbyllësh sheshin ku besimtarët falen.

Reagimi i plotë:

Kë të besojmë?

Ekspertët apo Ramacovidin 2020?

Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit.

Ekspertët nuk mund të mbajnë më lajthitjet e një njeriu që Covid-i , si një armë në duart e një të roituri, përhapet me orare e vende të caktuara, pikërisht dhe parku i liqenit sot është i mbyllur.

Nuk flas për ndonjë eksperte që merr 4-5 rroga dhe është e gatshme të na mbyllë gjithë jetën vetëm të mos humb ndonjë nga rrogat e saj.

Por të mbyllësh sheshin ku besimtarët të falen dhe protokolli mund të jetë më i zbatueshëm se nëpër xhami është një çmenduri.

Mesa duket ky njeri nuk mund të shikojë mijëra njerëz të adhurojnë Zotin. I vetmi njeri që meriton të adhurohet dhe të falenderohet në këtë vend është Ramses-i i ri.

Magjistarët e tij janë ekspertët që për pak para po justifikojnë çmenduritë e tij. Historia përsëritet, por këtë herë Zoti e ka treguar rrugën dhe përfundimin e Faraonit.

Një porosi Profetike thotë: “Populli merr fytyrën e sundimtarëve”

Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit!

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!