Radio Nova

LIVE 24/7

Current track

Title

Artist

24/7 Live Program. Muzikë shqiptare. Talk Show nga Ilir Borova dhe Arian Asimi.

Radio

Fushata live e Belindit dhe kasetat e Erionit

Written by on May 1, 2023

Nga Gëzim Saliu
Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë përcaktuese jo vetëm për fatin e 61 kryebashkiakvëe të ardhshëm të vendit por me shumë gjasa edhe për të ardhmen e opozitarizmit. Angazhimi i pushtetit njëpartiak për të shkatërruar dhe përçarë opozitën ka sjellë një situatë krejt të pazakontë në këto zgjedhje.

Nga njëra anë kemi siglën e PD-së e cila në këto zgjedhje do të përfaqësohet nga një grupim që nuk ka mbështetjen e as 5 % të demokratëve. Nga ana tjetër grupimi me në krye Sali Berishën që e ka vërtetuar në të gjitha format se ka suportin maksimal të demokratëve është detyruar për shkak të skemave të mirëmendura nga pushteti që të konkurojë në këto zgjedhje si pjesë e një koalicioni.

Qartazi skema e Rilindjes për t’ja falur vulën e PD-së grupimit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka synim kryesor eleminimin përfundimtar të opozitarizmit real në vend. Ndaj dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka përpara një sfidë e cila si rrallëherë në kushtet e zgjedhjeve vendore do të jetë përcaktuese më së pari për fatin e pluralizmit politik në vend.

Ndaj 14 Maji është cilësuar si kryebeteja e opozitarizmit. Dhe nëse ka një ‘shesh’ ku kjo betejë do të ketë përplasjen e saj më epike, padyshim ajo është Tirana.

Në këto zgjedhje partia në pushtet sic pritej kandidoi kryebashkiakun në detyrë Erion Veliaj, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” vjen në këtë garë me kandidatin fitues të primareve brenda PD-së Belind Këlliçi. Deri më tani kur ky shkrim po zhvillohet janë mbajtur dy javë fushatë, ndërsa dallimet e qarta mes dy kandidatëve janë të dukshme për cilndo qytetar të Tiranës, qoftë i majtë apo i djathtë.

Fushata e Tiranës

Belind Këlliçi në fakt e ka nisur herët punën në terren, fill pas shpalljes së tij si fitues i primrareve brenda partisë. Disavantazhi i demokratëve në këto zgjedhje, ku falë Lulzim Bashës, PS arriti ti marrë në tavolinë të 60 bashkitë e vendit ( përjashto Shkodrën), ka detyruar kandidatët e primareve që të rifitojnë terrenin e humbur përmes takimeve të hershme dhe të shpeshta në terren me qytetarët. E megjithatë nuk duhet harruar se kundërshtari ka qenë gjithmonë aty, pasi ka 2 mandate që drejton bashkinë më të madhe në vend.  Ndaj dhe angazhimi ka qenë i vrullshëm dhe i pandalshëm nga ana e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Po ku dallojnë Veliaj e Këlliçi?

Pikësëpari që nga mënyra se si kanë zgjedhur ti drejtohen qytetarëve në këtë fushatë. Belindi ka zgjedhur mënyrën e drejtpërdrejtë, pa kaseta e montazhe. Takimet e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” zhvillohen live në çdo zonë të kryeqytetit, qoftë edhe ajo e majtë. Një rrezik i madh ky i marrë përsipër nga një kandidat që duhet të kujdeset deri në detaj për mesazhin që përçon tek publiku. Por Belindi ka besuar se vetëm në këtë formë do tu tregojë qytetarëve se ai është i gatshëm për të qenë transparent dhe lllogaridhënës që nga fushata e deri tek përmbyllja e mandatit, nëse do të marrë votëbesimin e kryeqytetasve.

E kundërta ndodh me kryetarin në detyrë, i cili në këto dy javë ka shmangur takimet live në zonat e lagjet e Tiranës, duke zgjedhur kasetat. Takimet me regji të Veliajt janë një tregues kokëfortë se kryebashkaku i trembet reagimit të qytetarëve. Në qoftë se Veliaj do ishte i bindur për bilancin e tij, padyshim do e kishte fare të lehtë të trokiste në cilëndo derë, qoftë ajo e qytetarëve apo edhe biznesi. Por kryebashkiaku në detyrë e di fare mirë se me politikat e ndjekura në krye të bashkisë ka krjuar ‘armiq’ thuajse në të gjitha zonat e kryeqytetit. Mungesa e ujit të pijshëm dhe zonave të gjelbërta, betonizimi, klientelizmi, gjobat dhe taksat e larta kanë krijuar një valë të tërë kundërshtie qytetare, e cila haset dendur edhe në radhët e vetë socialistëve.

Vazhdojmë më tej me refuzimin e kryebashkiakut në detyrë për tu përballur live me kundërshtarin e tij. Përgjatë gjithë këtyre javëve Belind Këlliçi e ka ftuar Veliajn në një debat publik për t’u përballur si për bilancin që ai ka pasur në këto dy mandete si kryetar por edhe për programet që kanë palët lidhur me zhvillimin e kryeqytetit. Refuzimi kategorik nga Veliaj vjen për shkak se sondazhet e fundit të vetë socalistëve kanë treguar se Belind Këlliçi po ngjitet fuqimisht nga dita në ditë dhe një përballje me të mund të ndryshontetërësisht balancat mes dy kandidatëve. Shanset që pikët në debatin publik të shkojnë në favor të Belindit janë të mëdha, kjo për shkak të premtimeve të pambajtura nga Veliaj, punëve të propaganduara fasadë kur realiteti vetëm pak metra larg qendrës është krejt ndryshe apo edhe për një sërë aferash ku emri i tij ka dalë publikisht si si i përrfshirë direkt në to.

Ndërkohë edhe sa i takon programeve, Belindi duket se ka një avantazh të dukshëm ndaj kryetarit në detyrë. Propozimet e tij për transport publik falas, nënkalimi te Sheshi Skënderbej, reduktimin e taksave dhe tarifave dhe oazet e gjelbërta janë mirëpritur në masë nga qytetarët e Tiranës. Ndërkohë Veliaj sic edhe e vërtetoi në intervistën në “Opinion”, gjysmën e propozimeve per mandatin e ardhshëm i kishte skica të marrë copy paste nga qytetet e ndryshmeve evropiane, ndërkohë që nuk mbajti përgjegjësi për betonizimin e kryeqytetit dhe zhdukjen e traditës në kryeqytet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Radio Nova

LIVE 24/7

Current track

Title

Artist

24/7 Live Program. Muzikë shqiptare. Talk Show nga Ilir Borova dhe Arian Asimi.

Radio