Çështja Becchetti/ Eksperti i ekonomisë tregon çfarë do ndodhë nëse s’paguhen 110 milionë euro
Written by Nova Web on April 8, 2023
Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka treguar se çfarë do të ndodhë me shtetin shqiptar nëse nuk paguan 110 milionë euro biznesmenit Italian.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Soko deklaroi se Francesco Becchetti do të bëjë kërkesën në Gjykatën e Apelit Administrativ të Tiranës.
Nëse kërkesa rrëzohet nga Administrativja atëherë Beccheti do të fillojë të ngrijë të gjitha asetet tregtare, lekët borxh, ose lekët nga marrëdhëniet tregtare me partnerë të huaj.
Më tej ai u shpreh se Beccheti mund të kërkojë nga gjykatat respektive që t’i njohin vendimin e Arbitrazhit.
“Në fillim ai do bëjë kërkesë në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë, nëse ia rrëzon, që nuk ka shanse pasi jemi të detyruar të zbatojmë vendimet e kësaj gjykate, ai fillon atë që quhet forum shoping; shkon në të gjitha vendet që janë anëtare të ITSTI dhe paraqet kërkesën për ngrirje të aseteve tregtare. Do gjurmojë ku kemi ne asete tregtare, lekë borxhi ose lekë nga marrëdhënie tregtare me partnerë të huaj dhe do kërkojë nga gjykatat respektive që t’i njohin vendimin e Arbitrazhit dhe do të mbledhë të gjithë shumën”,tha ai.
Kujtojmë se Francesco Becchetti ka fituar gjyqin në Arbitrazh ndaj shtetit shqiptar që tani i detyrohet 110 milionë euro./CNA.al