INTERPOL reagon pas tërheqjes së kërkesës së Kosovës për anëtarësim

Read Time:1 Minute, 43 Second

Anëtarësimi në INTERPOL po duket një prag i pakapërcyeshëm për Kosovën. Për shkak të situatës politike në vend, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të fillimit të punës së Asamblesë Gjenerale të kësaj organizate, ka kërkuar që të shtyhet aplikimi i Kosovës për anëtarësim deri në vitin tjetër.

Në një përgjigje zyrtare nga INTERPOL-i për Gazetën Express kanë treguar se kanë pranuar dje kërkesën e Republikës së Kosovës për shtyrje të aplikimit për anëtarësim dhe kanë konfirmuar se kjo çështje nuk do të diskutohet përgjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme.

Kjo kërkesë e institucioneve të Republikës së Kosovës për shtyrje të aplikimit kishte ardhur si pasojë e tranzicionit ku gjendet aktualisht vendi, pas zgjedhjeve që janë mbajtur më 6 tetor.

“Më 15 tetor, INTERPOL ka pranuar një letër nga autoritetet në Kosovë se për shkak të ndryshimeve në qeveri, ata dëshirojnë që të shtyjnë aplikimin e tyre për anëtarësim deri në vitin tjetër kur do të mbahet Asambleja Gjenerale e radhës. Bazuar në këtë, kjo çështje nuk do të merret në konsideratë përgjatë punimeve të Asamblesë Gjenerale të 88-të që po mbahen në Santiago të Kilit”, thuhet në përgjigjen për Gazetën Express.

Fillimisht letra e Haradinajt drejtuar zyrtarëve të INTERPOL-it ishte publikuar nga mediat serbe, dhe më pas një gjë e tillë ishte konfirmuar edhe nga vetë zyra e kryeministrit në detyrë.

Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk jepnin përgjigje, duke thënë se duhet drejtuar te zyra e kryeministrit.

Kjo është hera e dytë që Republika e Kosovës zmbrapset nga përpjekja për anëtarësim në INTERPOL, ndërsa hera e pestë që dështon.

Lidhur me përpjekjet e Kosovës për anëtarësimin në INTERPOL, ka pasur një fushatë të egër të Serbisë, shtet i cili lobonte tek të gjitha vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë, që të mos e përkrahin.

Ndërkohë kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, e ka cilësuar si një fitore të vogël politike.

Asambleja Gjenerale e INTERPOL-it ka filluar punimet më 15 tetor dhe do t’i përfundojë ato sot më 18 tetor. /express/


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Përplasje në Kuvend, ndërpritet seanca/ Gjoni i merr mikrofonin nga dora Shalsit
Next post Vasili: Opozita inovative dhe analiza reminishente.