Lerini flamujt e shteteve të tjera se i mbrojnë vetë ata 

Read Time:1 Minute, 25 Second

Flamujt e huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë.

Edhe në këtë rast flamuri i një shteti të huaj i vendosur në koliben e rojes së plazhit, në një hapësirë publike shqiptare është jo protokollar.

Tani të ndjekim pak llogjikën idiote të policisë. Mirë ky që e hoqi flamurin paska nxitur urrejtje, të cilën nuk dihet se si e mati policia, po ata që e vunë atë flamur nuk nxitën ndasi e urrejtje?!

Pse të vësh një leckë si flamur në një vend që sduhet vënë quhet rregull dhe heqja e tij quhet krim?!

Ajo kolibe nuk ishte as ambasada turke, as në territorin Turk,as në anije turke e as pjesë e ndonjë protokolli shtetëror pritje. Atëherë pse një shqiptar spaska të drejtë të heqë flamurin e këtij shteti nga një vend publik shqiptar, të vendosur pa asnjë protokoll?!

Pastaj cili shqiptar u grind me kë për shkak të heqjes së flamurit turk nga ai vend?!
Pse do zihen shqiptarët se u hoq flamuri turk?! Po të kishte hequr flamurin shqiptar, ndoshta… .

Rendi e qetësia publike përse u prish nga heqja e asaj lecke?! Pse vënia e saj e paska qerëtuar rendin publik.

Qartësisht vendosja e flamurit paska nxitur urrejtje dhe ka prishur qetësinë e njerëzve. Heqja ishte thjesht reagimi.

Tani, kush po nxit urretje se spo marrim vesh, shqiptari që ndoshta i ndjerë i fyer, bëri atë gjest apo policia që nuk mbron flamurin e territorin shqiptar por atë Turk?!

Ç’janë këto pislliqe mor aman se na hapën barkun!

Shkoni more kapni kriminelët e trafikantët që na nxorën bojën në gjithë botën.
Lerini flamujt e shteteve tjera se i mbrojnë vetë ata.

Nga Ylli Manjani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
100 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët
Next post Berisha: Rama fali 1.5 milionë metra katrorë truall në Durrës, për të ndërtuar “Dubai City-n, Rama-Emar”