“Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët

Read Time:4 Minute, 15 Second

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Belind Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka injoruar planin e financuar nga BE, duke i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalljes për një propozim të pakërkuar për Incineratorin e Elbasanit.

“Vetëm 6 muaj pas asaj VKM-je, duket se Edi Ramën një hall i madh, apo interes shumë më i madh e shtyu të ndryshonte drejtim dhe më 17 Dhjetor 2014 nxori VKM për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pakërkuar dhe të paçertifikuar për Incineratorin në Elbasan.”- tha ai.

Këlliçi ngriti pesë pyetjet e radhës të PD-së për inceneratorët, mes të cilave pyet se sa eksperiencë në incenerim dhe në investim kishte kompania e posakrijuar e Gugalljes, të cilës i’u dha kontrata e lartpërmendur.

Po ashtu Këlliçi pyet se çfarë experience të mëparshme kishte Klodian Zoto, çfarë kishte kryer me sukses më parë që “i tërë shteti ynë u ngrit në këmbë me 14 vendime dhe brenda ditës në një natë dhjetori” i kaloi këtij sipërmarrësi paratë.

DEKLARATA E PLOTË

Ju ftoj të shohim sot fillimin e historisë me mega-aferën e inceneratorëve. Kur nuk kishte interes korruptiv, në përputhje me Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve, Edi Rama nxori VKM nr. 418 datë 25.06.2014 “Për Grumbullimin e Diferencuar të Mbetjeve në Burim”.  Ky Vendim i Këshillit të Ministrave detyronte të gjitha bashkitë të merrnin masa brenda datës 31.12.2016 për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Këtu mund të shihni VKM që sapo përmenda. Me të drejtë sot do të shtrojmë sërish 5 pyetje për inceneratorët:

Pyetje 1: A është në fuqi ende apo u anulua kjo VKM?

Pyetje 2: Çfarë interesi apo halli i madh ndodhi që u la në harresë dhe u injorua kjo VKM që ishte në përputhje me strategjinë dhe planin kombëtar të mbetjeve të financuara nga BE?

Vetëm 6 muaj pas asaj VKM-je, duket se Edi Ramën një hall i madh, apo interes shumë më i madh e shtyu të ndryshonte drejtim dhe më 17 Dhjetor 2014 nxori VKM për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pakërkuar dhe të paçertifikuar për Incineratorin në Elbasan.

Ndërkohë nëse do të shohim pak kontratën për Inceneratorin e Elbasanit do të shohim se:

Karakteristikat e inceneratorit (kapaciteti, fuqia, ndotja, etj.) të gjitha janë në kontratë, dhe, gjithashtu në aneksin A të kontratës do të shohim se pikërisht kjo zhgarravinë që ju shihni këtu është botuar në fletore zyrtare si karakteristikat e detajuara të inceneratorit për të cilin janë grabitur plotë 22 milionë euro para publike deri më sot.

Me të drejtë pyetja numër 3 që ne shtrojmë është: Cilën karakteristikë të inceneratorit ka shpjeguar zhgarravina e mësipërme?

Ftojë të gjithë qytetarët që ta shohin me sytë e tyre. E nëse do të shohim pak më tej kontratën do të dallojmë një pjesë që shpjegon fare qartë se veprim shtetëror thellësisht në kundërshtim me kontratën është në pikën C, çdo ndalim apo kushtëzim me marrjen dhe transferimin e përfitimeve apo të ardhurave të konçensionarit, kapitalit apo borxheve sipas dokumentave financiare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë përfshirë ndalimin dhe kufizimin e këmbimit jashtë shtetit.

Pra ndalohet me kontratë që shteti të stopojë apo kushtëzojë marrjen dhe transferimin e parave publike për mjeshtrat e inceneratorëve që do i çojnë jashtë vendit.

Përse është kjo pikë?

Pyetje 4: Kush i ka hartuar kontratat për inceneratorët? Kanë thagma të paimagjinueshme. A’i ka hartuar Drejtoria Juridike e Këshillit të Ministrave siç e detyron ligji apo jo? A janë dhënë këto kontrata të gatshme? A ka përgjegjësi ligjorë në këtë mes apo jo?

Pyetje 5: Sa eksperiencë në incenerim dhe në investim kishte kompania e posakrijuar e Stela Gugalles, të cilës i’u dha kontrata 22 milion euro për inceneratorin e Elbasanit?

Po Klodian Zoto, përfituesi real i parave publike dhe sipërmarrësi i punimeve të Inceneratorit të Elbasanit, personi i cili në fakt “ndërtoi” një karakatinë hekurishtesh në Elbasan e cila nuk ka ende asnjë funksion dhe sot që flasim, që jemi ende në muajin gusht të vitit 2022 përveç tenderave të ujësjellsave në Bashkitë Rilindase të Fierit dhe Korçës, çfarë experience të mëparshme kishte ky sipërmarrës? Çfarë pune të ngjashme kishte bërë më parë me sukses Klodian Zoto, mbi bazën e së cilës i tërë shteti ynë u ngrit në këmbë me 14 vendime dhe brënda ditës në një natë dhjetori i kaloi këtij sipërmarrësi plot 22 milionë euro? Ja ku e keni dhe aktin e kolaudimit për Inceneratorin e Elbasanit në të cilin Klodian Zoto shprehet fare qartë se është sipërmarrësi i punimeve dhe rrjedhimisht përfituesi real i parave publike dhe i 22 milion euro të Inceneratorit të Elbasanit.

Të nderuar qytetarë Partia Demokratike po dëshmon çdo ditë e më shumë se megaafera e inceneratorëve, tregon fare qartë faktin se Edi Rama, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Erjon Veliaj, etj krijuan një grup të strukturuar kriminal për të përvetësuar 430 milionë euro para publike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit 
Next post Lerini flamujt e shteteve të tjera se i mbrojnë vetë ata