Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit 

Read Time:1 Minute, 2 Second

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u plagos në krye të detyrës. Duke i uruar shërim të shpejtë inspektorit Ilirjan Gavelli, nga ana tjetër Veliaj kërkon prej institucioneve të drejtësisë dënimin maksimal ndaj autorit i cili ishte skeduar edhe me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj

Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person me precedent penal, tashmë në pranga. I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit.

Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik, as nga presidentët e lojtur, as nga rrugacët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymezojnë dhunën.

Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – që as zapton e as dhunon, e do progresin dhe refuzon t’i nënshtrohet dhunës së rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t’i coj gjer në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
100 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Next post “Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët