Julian Deda-Veliajt: Je lloji më i shëmtuar i administratorit të një qyteti

Read Time:51 Second

Aktori i mirënjohur Julian Deda ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Me një shënim në Facebook, Deda shkruan se Veliaj është modeli më i keq i administratorit të një qyteti.

Reagimi i Julian Dedës:

Shoku Erion, i fundit që duhet të flasësh për Tiranën je ti.

E ke kthyer qytetin në pluhur dhe zhurmë. Ta shohësh nga lart duken vetëm dy ngjyra të vdekura gri dhe një kafe e shpëlarë. Jo vetëm nuk duket asgjë jeshile, por as të kaltër s’ka më, se edhe liqeni është nxire.

E sakatove këtë qytet dhe për këtë do marrësh shpërblimin e merituar nga qytetarët, gjithmonë nëse piktori do të të ri-kandidojë, se mesa shohim të ka zëvendësuar me Belën.

Tirana jote është ku thërret qameti, ti do mbahesh mend si lloji me i shëmtuar i administratorit të një qyteti, pasi e vodhe, e zhvate, e bërë pis, e zure kaps, dhe në fund e shëmtove qytetin.

Nejse, bej qejf edhe pak z.lepurush, pas zgjedhjeve do mbash përgjegjësinë që të takon…!

Happy
Happy
67 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
33 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Jemi te shtypur, liria nuk dhurohet vullnetarisht
Next post Inceneratorët/ Malltezi: SPAK ka frikë të hetojë! Përgjegjës janë Rama me Agaçin dhe Ahmetajn