Raporti i inteligjencës britanike/ PD: Shqipëria krah vendeve në luftë! 40 

Read Time:3 Minute, 8 Second

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu në lidhje me raportin e fundit të inteligjencës britanike, e cila e cilëson Shqipërinë krah vendeve në luftë për numër popullsi të cilët kërkojnë emigracion ilegal.

Këlliçi ka cituar raportin ku thuhet se 40 përqind e atyre që kalojnë Kanalin Anglez, me gomone, drejt Mbretërisë së Bashkuar, janë shqiptarë dhe se gjatë periudhës 1 qershor – 12 korrik, 1075 shqiptarë kanë kaluar ngushticën detare mes Francës dhe Anglisë në gomone dhe varka të vogla.

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi

Një raport i inteligjencës ushtarake britanike ka zbuluar se, 40 përqind e atyre që kalojnë Kanalin Anglez, me gomone, drejt Mbretërisë së Bashkuar, janë shqiptarë.

Në periudhën 1 qershor – 12 korrik, 1075 shqiptarë kanë kaluar ngushticën detare mes Francës dhe Anglisë në gomone dhe varka të vogla.

Ajo që duam të theksojmë sot nuk është fenomeni i emigracionit, i vjetër sa vetë bota.

Pyetja që ngremë nga kjo foltore është se, pse Shqipëria, një vend jo në konflikt, dhe që as nuk vuan nga ndonjë epidemi, thatësirë apo krizë tjetër, prodhon më shumë emigrantë se të gjitha ‘vendet e tmerrit’?

Sipas raportit britanik, ndër ata që e kanë kaluar Kanalin Anglez, në një periudhë 6 javore, 13 përqind janë iranianë, 12 përqind afganë, 7 përqind irakenë, ndërsa me 5 përqind janë sirianët dhe eritreasit. Kreun e tabelës e kapin shqiptarët me 40 përqind.

Nëse bëjmë një bilanc të shpejtë të gjendjes së këtyre shteteve rezulton se:

Irani është në një regjim ajatollahësh, një diktaturë fetaro-politike, që shtyp dhe përndjek popullatën duke mohuar çdo liri dhe të drejtë.  

Afganistani është rikthyer nën regjimin e talebanëve, persekutorë të kundërshtarëve dhe civilëve, që i kërkojnë popullatës të jetojë sipas kodeve të një islami fanatik. Dhuna sektare dhe aktet e terrorizmit janë pjesë e jetës së përditshme.

Iraku është një vend i dalë nga një luftë e gjatë sektare, shesh-betejë për ndikim dhe pushtet e disa fuqive dhe fraksioneve fetare e politike. Thënë shkurt: një prej vendeve më të pasigurta në botë.

Historia e Sirisë është e njohur për shqiptarët, duke qenë se disa familje u bllokuan në kampet e luftës atje. Vendi është një prej shesh – betejave të ISIS dhe pre e një lufte të gjatë civile dhe sektare.

Eritrea, një vend afrikan është prej kohësh territor i një lufte të përgjakshme në rajonin e Tigrey-t. Sipas një raporti të fundit të OKB, burrat merren me forcë për t’i çuar në luftë. Një vend i dalë nga një konflikt 30 vjeçar me Etiopinë, Eritrea e ka 66 përqind të popullatës nën linjën e varfërisë.

Duke parë këtë tablo tmerri, kur shqiptarët janë të lirë për të lëvizur në Europë, vijnë nga një vend anëtar i NATO-s, kanë një pozicion gjeografik dhe klimë të mrekullueshme, nuk rrezikohen nga konflikte, sëmundje apo uria në shkallë të gjerë, atëherë përse rrezikojnë më shumë se bijtë e këtyre vendeve të sfilitura?

Përgjigja është: duke qenë europianë, duke i njohur dhe përqafuar parimet europiane të garës së ndershme, mundësive të barabarta, shtetit social, solidaritetit etj., dhe duke mos i parë të materializuara dhe të mundshme këto mundësi në atdheun e tyre, shqiptarët largohen.

Duke parë se qeveria manipulon votat, vjedh me inceneratorët dhe fondet e BE, nuk ofron siguri jete për qytetarët, promovon elementët kriminalë në shoqëri, nuk ka prioritet arsimin dhe as shëndetësinë, shqiptari detyrohet të marrë rrugët e botës.

Kur nga një tokë e bekuar si jona qytetarët ikin, në dyfishin e shifrave në raport me vendet e rajoneve në luftë, atëherë Shqipëria është bërë një vend i pajetueshëm.

Qeveria është bërë e padurueshme. Vend më të mirë se yni, nuk gjejmë, dhe as nuk duam. 

Qeveri më të mirë, sigurisht që po.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
100 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës 
Next post Rama shkarkon Çuçin e Ministrisë së  ….Turizmit