“Drejtësi për Jonadën” – Të hënën protestë para Ministrisë së Brendshme, kërkohet dorëheqja e Kumbaros, Çuçit e Nanos 

Read Time:1 Minute, 15 Second

Të hënën pritet të organizohet sërish protestë përpara Ministrisë së Brendshme lidhur me ngjarjen e rëndë të para pak ditëve në Himarë ku Komisari i policisë Arjan Tase vrau teksa drejtonte një gomone në breg të detit një fëmijë të mitur.

Njoftimi është bërë nga avokati Altin Goxhaj i cili tha se për Syri Tv se protesta ‘’Drejtësi për Jonadën’ është parashikuar për të hënën në orën 19:30 para Ministrisë së Brendshme ku do kërkohet dorëheqja e ministres së Mjedisit Kumbaro, atij të Brendshëm Çuçi e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Nano.

“Kjo arrogancë që u shfaq sot te çmimi i naftës si mesazh publik që mua nuk ma ndjen fare për ju apo edhe te ai koncerti i turpshëm në Durrës me militantët e rrjedhur që nuk duan as ujë as bukë vetëm partia të jetë mirë, pra kjo është situata që ne kemi për ditën e hënë. Të hënën kemi një protestë dhe do ta fillojmë përsëri te Ministria e Brendshme. Protesta do të jetë në orën 19:30 pasi edhe qytetarët në këtë orë janë bashkuar. Do jetë një marshim pasi ka shumë rëndësi duke treguar një përshkallëzim duke shkuar te Kryeministria.” – tha Goxhaj.

Lidhur me ngjarjen e rëndë është arrestuar Komisari Arjan Tase i cili drejtonte gomonen teksa përplasi të miturën si dhe është shkarkuar zinxhiri drejtues i Policisë së Vlorës. 

Po kështu policia ka nisur një aksion të gjerë në mbarë vendin për sekuestrimin e motorëve të ujit dhe gomoneve e skafeve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
100 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Investigimi . Nga të dënuar për trafik droge në Spanjë, në biznesmenë në Shqipëri 
Next post Greqia fiton 15 miliardë euro nga turizmi, edhe pasi Kumbaro ia ‘rrëmbeu’ pushuesit