Orban sulmon Soros nga SHBA: ”Ai ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve”.

Read Time:1 Minute, 38 Second

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban shfrytëzoi vizitinën e tij në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar filantropin George Soros për financimet e tij të dyshimta ndaj kundërshtarëve politikë në vende të ndryshme të botës. 

Orban sulmon Soros nga SHBA. Kryeministri hungarez: Ai ka një ushtri

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjatë një fjalimi në një konferencë konservatorësh në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bëri thirrje të pranishmëve që të bëjnë çdo gjë të mundur që e djathta të marrë përsëri drejtimin e institucionevee në Uashington dhe Bruksel

BBC raporton se fjalimi i tij ndezi konservatorët teksanë, ndërsa Orban theksoi se Perëndimi është kyçur në një përplasje qytetërimesh.

“Ne duhet të koordinojmë lëvizjen e trupave tona, për shkak se përballemi me të njëjtën sfidë”, tha Orban, ndërsa shtoi se të djathtët kanë dy vjet për t’u përgatitur, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 që do të mbahen në SHBA.

Orban shkaktoi ovacione të forta në sallë, kur lexoi një pjesë nga Kushtetuta hungareze, ku thuhet se martesa është vetëm mes një burri dhe një gruaje.

“Sa më pak burra që vishen si gra dhe sa më shumë Chuch Norris,” tha ai.

Kreu i qeverisë hungareze sulmoi edhe miliarderin e majtë, George Soros në këtë konferencë.

“E njoh shumë mirë Sorosin. Ai është kundërshtari im. Ai nuk beson në asnjë nga gjërat që bëjmë ne dhe ka një ushtri në shërbim të tij- para, OJQ, universitete, institucione kërkimore dhe gjysmën e burokracisë në Bruksel. Ai e përdor këtë ushtri për të imponuar vullnetin e tij mbi kundërshtarët, siç me ne hungarezët,” tha Orban.

Sipas tij, Soros mendon se vlerat e krishtera e çuan botën drejt tmerreve të shekullit të 20-të, por në fakt është e kundërta, vijoi Orban.

“Vlerat tona na shpëtojnë nga ripërsëritja e historisë. Tmerret e nazizmit dhe komunizmit ndodhën, sepse disa shtete perëndimore në Evropën kontinentale braktisën vlerat e krishtera. Dhe progresistët e sotëm po planifikojnë të bëjnë të njëjtën gjë”, tha ai.

Ora News.

Happy
Happy
71 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
13 %
Sleepy
Sleepy
4 %
Angry
Angry
4 %
Surprise
Surprise
8 %
Previous post ‘Vampirë’- Meta i përgjigjet Ramës: Koha e mjekimit po i afron, ai është autori i vrasjeve 
Next post HIQNI TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT PËR TURISTËT NGA KOSOVA! 🇦🇱🇽🇰<br>TË PAKTËN I RIMBURSONI PËR MUAJT E VERËS!