Përplasje në Kuvend, ndërpritet seanca/ Gjoni i merr mikrofonin nga dora Shalsit
Përplasje dhe tension në seancën e Kuvendit. Pas fjalës së deputetit Ralf Gjoni, fjalën e ka marrë zv/kryeministri Erion Braçe. Nga foltorja Bracce i është drejtuar Gjonit teksa e pyet se ccfarë i ka vjedhur, referuar fjalës së deputetit që mbajti në foltore.
“Çfarë të kam vjedhur unë ty, ç’a të kam vjedhur unë ty?!”– tha Braçe.
Pasi zv/kryeministri mbaroi u largua nga foltorja dhe fjalën e mori ministri Eduart Shalsi. Gjoni kërkoi të drejtën e replikës dhe nuk iu dha.
Duke qenë se kjo gjë iu refuzua, Gjoni vrapoi për në foltoren e Kuvendit dhe mori mikrofonin, duke dashur t’i përgjigjet Braçes.
Me tone të ashpra, Gjoni ka kërkuar të merren masa ndaj Shalsit dhe Braçes, pasi tha se është ofenduar me shenja fyese.
“Unë nuk fyeva asnjë person me emër dhe iu përmbajta rregullores. Ndaj meje si deputet janë përdorur shenja fyese dhe kërcënuese, e mimika kundrejt meje. Është e pafalshme që ekzekutivi sillet në mënyrë fyese. Parlamenti po kthehet në një noter i cili fyhet. Zoti kryetar është detyrimi juaj të merren masat”, tha deputeti Gjoni, ndërsa zv.kryeministri ka shpërthyer në të qeshura.
Truprojat rrethuan foltoren, ndërsa Shalsi qëndronte në këmbë duke qeshur. Më pas kryesuesja e seancës Vasilika Hysi vendosi pushim për disa minuta.
Me Shume
Berisha: Rama fali 1.5 milionë metra katrorë truall në Durrës, për të ndërtuar “Dubai City-n, Rama-Emar”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet për të denoncuar një tjetër aferë sicc...
Lerini flamujt e shteteve të tjera se i mbrojnë vetë ata
Flamujt e huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë. Edhe në këtë rast...
“Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga selia blu,...
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë.
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar këtë mbrëmje në Berat dhe po dërgohet drejt Tiranës. Ai është...