VIDEO-SYRI TV/ Tragjedia në Himarë, qytetarët në protestë. Kërkohet ‘koka’ e Çuçit dhe Kumbaros 

Read Time:2 Minute, 36 Second

Ditën e enjte në orën 19:00, do të zhvillohet një protestë qytetare para Ministrisë së Brendshme pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku një Komisar policie goditi për vdekje me një skaf vajzën e mitur 7-vjeçare. Nën moton ‘nuk e vrau varka, por shteti’, qytetarët do të kerkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi e Kumbaro si dhe të drejtorit të Përgjithshëm të policisë Gledis Nano. Partitë e opozitës kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë për këtë protestë qytetare.

Nga SYRI TV

Tragjedia në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, tronditi gjithë shoqërinë shqiptare.

Kjo ngjarje tregoi edhe njëherë se sa e pasigurtë është jeta në Shqipëri, për më tepër kur ajo merret nga një efektiv policie, i cili paguhet nga taksat tona për të na mbrojtur, e jo për të na vrarë.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë shoqëria civile ka paralajmëruar proteste ditën e enjte në orën 19:00 përballë Ministrisë së Brendshme. Me mesazhin ‘nuk e vrau varka por shteti’, qytetaret kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro dhe atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se Shtetit, Gledis Nano.

Ndërkohë mbrëmjen e së martës, dhjetëra qytetarë dhe aktivistët u organizuan përmes rrjeteve sociale dhe zhvilluan homazhe në shkallët e Kryeministrisë për vdekjen e vajzës 7- vjeçare në Himarë.

Ata u mblodhën në një protestë të heshtur para zyrës së Edi Ramës, duke dënuar ngjarjen e rende, ku efektivi i policës se Elbasanit goditi për vdekje me gomone vajzën e mitur që po lahej në breg. Qytetarët ndezën qirinj në shkallët  e kryeministrisë, ndërsa bënë përgjegjëes për vdekjen e të miturës, drejtuesit e lartë shtetëror.

Protestës së të enjtes përpara Ministrisë së Brendshme pritet ti bashkohet edhe opozita.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë njoftimin për protestën dhe përmes një shënimi në rrjetet sociale ka theksuar mbështetjen e plotë për këtë protestë qytetare.

Më herët, Partia Demokratike përmes një njoftimi për shtyp thekson se inkurajon çdo demonstrim civil dhe u bashkohet në indinjatë, të gjithë atyre shqiptarëve që zgjedhin çdo formë proteste, që nga statuset në rrjete sociale, te vigjiljet e solidaritetit dhe daljet publike të unifikuara, për tragjedinë e familjes Avdia, që humbi vajzën 7-vjecare.

‘Protestat kundër dorës së shtetit që mbyll sytë e fëmijëve janë zëri i të gjithë të dhunuarve nga ky pushtet që nga thirrja ‘nuk keni parë gjë akoma!’, thuhet ne deklaraten e parties demokratike.

Edhe forca tjetër opozitare Partia e Lirisë ka dalë në mbështetje të protestës qytetare. Në një postim në Facebook, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi shkruan se Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare.

 ‘Është koha për t’i treguar këtij regjim kriminal, që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!’ shkruan sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
100 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vokshi, PD: Vogëlushja në Potam u vra nga Komisari skafist. Rama të mos sillet si frikacak 
Next post Po sikur Jonada të ishte Andra, vajza e djalit tim?