Valë zemërimi në faqen e policisë: Të vrisni natën, të qani ditën!

Read Time:58 Second

Kreu i policisë së shtetit Gledis Nano njoftoi shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues për shkak të ngjarjes në Himarë ku një efektiv i mori jetën një vajze 7 vjeç me skafin e tij.

Por qytetarët e kanë konsideruar këtë një akt për të shfryrë zemërimin qytetar për ngjarjen e rëndë. Në njoftimin e bërë në faqen e policisë së shtetit në Facebook kanë qenë me qindra komente të gjitha me indinjatë për atë që ka ndodhur.


Ata kërkojnë largimin e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit Mirela Kumbaro dhe drejtorit të policisë Gledis Nano.

Në fillim administratorët e faqes së policisë nisën të fshinin komentet, por më pas u dorëzuan.


Policia e Shtetit

Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, pas analizës së hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lund…See more



Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tedi Blushi: Koha t’i tregojmë vendin këtij regjimi kriminal! Partia e Lirisë i bashkohet protestës.
Next post Vokshi, PD: Vogëlushja në Potam u vra nga Komisari skafist. Rama të mos sillet si frikacak