Tragjedia në Himarë/ Familja nga Tropoja ishte kthyer nga Anglia për pushime, pushuesit përplasen me drejtuesin e skafit pas aksidentit që i mori jetën fëmijës 

Read Time:1 Minute, 1 Second

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në mesditë në plazhin e Potamit.
Sipas “News 24”, familja e vajzës rreth 5-vjeçe që ndërroi jetë pas përplasjes me një mjet lundrues jeton prej vitesh në Angli.

Familja Avdia me origjinë nga Tropoja, kishin ardhur të kalonin pushimet në Himarë.

Mirëpo ata u përballen me një tragjedi, ku një mjet lundrues u përplasi vajzën në breg të detit, në një zonë të konsideruar të sigurtë, para syve të tyre.

Drejtuesi i mjetit lundrues ishte ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ai rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë.

Tase kur ishte shef i komisariatit të Himarës akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës, pas një aksioni antidrogë në vitin 2020.

Por ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës në 27 prill 2022 dhe u rikthye në detyrë tjetër, këtë radhë si Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Pas aksidentit me mjetin lundrues, Tase është përplasur verbalisht me pushuesit. “Balkanweb” ka publikuar një video nga ky moment, ku në sfond dëgjohen edhe të qarat e prindërve dhe familjarëve të fëmijës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
34 %
Excited
Excited
9 %
Sleepy
Sleepy
3 %
Angry
Angry
50 %
Surprise
Surprise
3 %
Previous post Pesë pyetjet e Malltezit për Inceneratorët: Pse u kaluan dje 2 miliard lekë në kontot e të shpallurve në kërkim Zoto dhe Gugallja
Next post Gledis Nano reagon pas tragjedisë në Himarë: Përjashtojmë nga radhët e Policisë Arjan Tasen