Rama në dosjen “Scavolini”! Tedi Blushi: Kush të punësoi në revistën e Sigurimit dhe çfarë të lidh me spiunen “Neta”?

Read Time:3 Minute, 39 Second

Në kulmin e debatit për spiunët e ish-Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi publikon dosjen e Edi Ramës si nëpunës i Sigurimit të Shtetit dhe e pyet atë publikisht të shpjegojë se çfarë e lidh atë me dosjen “Skavolini” të ish-Sigurimit të regjimit komunist.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama  lidhur me çështjen e Ilir Metës në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Në rrjetet sociale, Blushi thotë se karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulaj ia ka propozuar Meta.

Blushi thotë se të gjithë e dinë se ajo ka qenë zëvendësministre e Erion Veliajt, që siç thotë Blushi, është djali i instruktore Shpresës, dhe se Sulaj është e preferuara e tij dhe e Ramës.

Më tej Blushi e pyet Ramën se kush ia gjeti punën në revistën e Sigurimit, dhe çfarë e lidh atë me spiunen “Neta” dhe kush është spiuni i faktuar N.L.

Blushi thekson se ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

“Ka shumë gjëra që kanë çmim. Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi. Djali i Netës i di shaka këto. Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!”, shprehet Tedi Blushi.

Në fund të reagimit të tij, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë i bën thirrje Edi Ramës të përgjigjet dhe të mos fshihet pas fustanit të grave.

Më herët, Kryeministri Edi Rama reagoi këtë të shtunë për herë të parë pas zhurmës që shkaktoi Autoriteti i Dosjeve me targetimin e ish-presidentit Ilir Meta si bashkëpunëtor të ish-Sigurimit.

Në përgjigjet të akuzave të Metës se kjo është një lojë e orkestruar prej tij, Kryeministri thotë se emrin e Genta Sulës e ka mësuar nga Ilir Meta dhe se është promovuar prej tij fillimisht si zëvendësministre e më pas në krye të Autoritetit të Dosjeve.

Rama thotë se nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e ka parë vetë dosjen.

Por mes ish-presidentit dhe Autoritetit thotë se zgjedh të besojë të fundit.

Sipas Kryeministrit, këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndërkaq edhe vetë Ilir Meta publikoi karikaturën e kryeministrit Edi Rama në revistën “Në shërbim të popullit”,  publikuar me 10 tetor 1983.

Meta tha se Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.

PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

1 – Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?

2 – Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?

3 – Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?

4- A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?

5- Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.

Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.

Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithësesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

Ka shumë gjëra që kanë çmim.

Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.

Djali i Netës i di shaka këto.

Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!

Boll u fsheve pas fustanit të grave dhe të mamit!

Përgjigju tani!

Courtesy of Ora News.

Happy
Happy
75 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
25 %
Previous post E vrau Ardian Klosin për të fshehur plagjaturën dhe orgjitë Gay
Next post “Arrestoni Erion Veliajn!” Aleanca padit në SPAK kreun e Bashkisë së Tiranës