“Me Metën do të bashkëpunoj”- Berisha nxjerr emrin e “I.M.”-së në dosjen e Sigurimit: Rama bashkë me SHISH e kanë bërë këtë kurth 

Read Time:2 Minute, 2 Second

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se ka komunikimin të vazhdueshëm me Ilir Metën.

Berisha u shpreh se ka komunikuar me Metën edhe kur ishte në Presidencë edhe tani që është kryetar i Partisë së Lirisë.

“Me zotin Meta jemi në komunikim të vazhdueshëm.

Edhe kur zoti Meta ishte president, kryetarja e partisë ishte në protestë me Frontin e Shpëtimit të Shqipërisë. Takimet janë të mundshme në çdo kohë. Do ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partinë e Lirisë.”- tha Berisha.

Ai u ndal edhe në akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit.

Berisha tha se nuk ka akt më të shëmtuar dhe se kryeministri Edi Rama bashkë me Shërbimin Informativ e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth.

Ai përmendi dhe identitetin e personit me inicialet I.M. në dosjen e përfolur.

“Pas verifikimit të dokumenteve unë deklarova dy ditë më parë që gjithçka është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Dje pasdite dhe sot unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shëmtuar, Edi Rama bashkë me Shërbimin Informativ e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. 

E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon e-mail-in e ka të qartë se I. M. është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe s’ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë ditur këta. Edi Rama ka keqpërdorur, ka keqshfrytëzuar në mënyrë më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, qoftë Lindita Nikollën. Unë mund t’ju them ju, në dokumentin që Genta Sula i drejton Linda Nikollës, akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembullt. Kjo zonjë është keqshfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë dhe do të zbardhen. 

Mbi bazën e këtij dokumenti të hartuar në SHIK, për herë të parë në jetën e saj politike Linda del dhe u thotë shqiptarëve se jam e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Histori të turpshme, zyrtarë primitivë që s’kanë asgjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Ky është kurthi që organizon Edi Rama në mënyrë që të përdor SHISH-in për fabrikim dokumentesh.”- tha Berisha.

Happy
Happy
25 %
Sad
Sad
25 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
25 %
Surprise
Surprise
25 %
Previous post T H I R R J E 
Next post Brenda gushtit dy ankorohen dy anijet që do prodhojnë energji elektrike.