Home Ekonomi FCC aprovon bashkimin e T-Mobile dhe Sprint.

FCC aprovon bashkimin e T-Mobile dhe Sprint.

nga Arian

***FCC aprovon bashkimin e T-Mobile me Sprint.
Nga Florian Bezhani ***

Ky lajm ende nuk është bërë zyrtar por burime të brendshme pohojnë se tashmë është tejkaluar ky moment kritik për planet e dy kompanive. Tre nga pesë komisioneret Ajit Pai (kryetar), Brendan Carr dhe Mike O’Rielly (anëtar) e kishin deklaruar votën e tyre dhe më parë. Asnjë zyrtarizim të këtij transaksioni nuk do të ndermerret ende deri në përfundim të procesit gjyqësor që është hapur nga rreth 17 shtete të cilat e kundërshtojnë këtë bashkim. Palët presin të përballen me gjykatën më datë 9 Dhjetor nga ku pritet të mësohet dhe fati final për të dy këto kompani.

Pak më shumë detaje:
T-Mobile dhe Sprint kanë arritur një marrëveshje ndërmjet njëra-tjetrës me qëllim bashkimin e këtyre dy kompanive kombëtare në fushën e telefonisë celulare. Në kushtet e reja të tregut ku sfida madhore është implementimi i rrjetit 5G, është e pa mundur arritja e kësaj shtrirje teknologjike në masë të gjerë dhe kohë të shkurtër si kompani të ndara. Nevoja për breza frekuencash krijon një tjetër domosdoshmëri përballë dy gjigantëve Verizon dhe AT&T. Rrjeti 5G do të krijoj një tjetër qasje në teknologjinë e telekomunikacionit me më shumë mundësi dhe produkte të reja. Pritet që rrjeti 5G të ofrojë dy produkte shtesë si ISP e pa limituar dhe IPTV. Deri më sot këto dy mundësi ishin tepër të kufizuara.

Nisur nga këto nevoja imediate dy kompanitë kanë në duart e tyre një marrëveshje e mirë negociuar ku flitet për disa zhvillime me interes për tregun. Më interesantja nga këto është shitja e dy nën-kompanive respektive të krijuara për tregun me parapagim. Bëhet fjalë për Boost Mobile dhe Virgin Mobile tek një operator i vetëm. Një tjetër marrëveshje për shitjen e këtyre dy nën-kompani është arritur me Dish Network. Kjo kompani e njohur në Shtetet e Bashkuara ushtron aktivitet në fushën e sinjalit televiziv dhe internet përmes sateliteve nën pronësinë e saj e cila së fundmi kërkon tregje të reja në fushën e telekomunikacionit. Në këtë mënyrë krijohet dhe një operator i katërt kombëtar për të mos reduktuar numrin e kompanive kombëtare. Dish Network do të përfitoj nga ky transaksion jo vetëm breza frekuencash por dhe një asistencë të plotë teknike tre vjeçare. Me këtë marrëveshje T-Mobile dhe Sprint shuajnë çdo zë kundër tyre nga grupet e interesit si dhe shoqëria civile.

Mbetet të presim muajin dhjetor për të parë përmbylljen e të gjithë këtij procesi me mjaft interes publik.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!