Berisha, për Ballukun: Ikën një super hajdut dhe kthehet Miss Hajnia, më e korruptuara në historinë e Evropës

Read Time:1 Minute, 15 Second

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediet, ka sulmuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Ballukun, të cilën e ka quajtur “miss Hajnia”.

Sipas tij Balluku bën narjen e parave të vjedhura që kur ka nisur punën e saj në bashki me Edi Ramën dhe deri sot që është ministre.

Ai e quajti Ballukun ministren më të korruptuar e cila sipas tij do të zëvendësojë Ahmetajn, një tjetër të korruptuar.

Sipas Berishës, Balluku ka shpenzuar 200 mijë euro për luksin në zyrë.

“Kush e zëvendësoi strumbullarin e aferës së djegësve Arben Ahmetajn? A po e zëvendëson ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, rajonit dhe Europës? Ajo ka një meritë të vetme: ndarjen e parave të vjedhura që kur punon në bashki me Edi Ramën gjer më sot.

Belinda Balluku është autorja, drejton ministrinë që ndërton rrugë me çmime të 10 apo 12-fishta në krahasim me standardin evropian.

Ajo shpenzon në luksin e zyrë së saj 200 mijë euro. Po kjo është vetëm kafeja e Belinda Ballukut.

Në ministrinë e saj dhe ndërmarrjet që varen prej saj, i dëgjuat kërcënimet energjetike të Edi Ramës.

Qytetarët duhet ta dijnë se kanë bërë 60 shitje e blerje ditore, njësoj si zarfat për pensionistët e djegësave, edhe këta me tendera ditorë kanë bërë blerje 2 apo 3-fish më shumë se bursa.

Vetëm që të ndajnë para me njëri-tjetrin.

Nuk është e rastit që ikën një superhajdut dhe kthehet miss Hajnia në zëvendësimin e tij.”– tha Berisha.

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Berisha: Rama e shkarkoi Ahmetajn që të arratiset, por nuk do e lejojmë
Next post Deri në monedhën e fundit…