Berisha: Rama e shkarkoi Ahmetajn që të arratiset, por nuk do e lejojmë

Read Time:1 Minute, 44 Second

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediet, komentoi shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyrat si zv.kryeministër dhe ministër i Rindërtimit.

Ai shprehet se Rama e shkarkoi Ahmetajn vetëm për të shpëtuar “lëkurën e tij”. Ndërsa shpjegon pse e quan Ahmetajn “strumbullarin e aferës së inceneratorëve”.

“Pse Arben Ahmetaj është strumbullari? Ekipi i kësaj megavjedhje ka pasur tre ushtarë: Zoton, Gugalen dhe Mërtirin.

Arben Ahmetaj, i pyetur në komisionin parlamentar, paraqiti traumën e tij, por nuk pohoi njohjen me Mërtirin.

Unë u them shqiptarëve se ai ka qenë menaxher i kompanisë Hermes, me të cilën Arben Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse, që kapin vlerën e 13 milionë eurove.

Arben Ahmetaj pësoi një aksident kur ishte i shoqëruar në Maqedoni me këta mafiozë.

Arben Ahmetaj është njeriu që ka firmosur shndërrimin e fondit të emergjencës në fondin për djegësit, jo pak por 55 milionë euro.

Ai vërtet nuk ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës, por ka firmosur në kontratën e projektit të djegësit të Tiranës.

Ai u shkarkua vetëm me një qëllim: të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës.”- tha Berisha.

Më pas ka deklaruar se Rama e shkarkoi Ahmetajn për ta lënë të lirë të arratiset nga vendi.

“Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil.

Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij.

Rama është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri, kryeministri më hajdut i rajonit dhe Europës.

Mund t’i bësh presion dhe t’ia mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar, nuk do mundesh kurrë ta trysnish pa të dhënë vendin që meriton si një hajdut i papërmbajtur.

E njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn, shko edhe prapa diellit. Por nuk do kesh shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është për jetë a vdekje.”– tha Berisha.

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shkarkimi i Ahmetajt, Erion Braçe: Globi rrotullohet
Next post Berisha, për Ballukun: Ikën një super hajdut dhe kthehet Miss Hajnia, më e korruptuara në historinë e Evropës