Shkarkimi i Ahmetajt, Erion Braçe: Globi rrotullohet

Read Time:35 Second

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku shprehet se “globi rrotullohet”.

Ky mesazh duket se i drejtohet zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin kryeministri Edi Rama njoftoi sot shkarkimin e tij nga detyra dhe zëvendësimin e tij me Belinda Ballukun.

Ahmetaj shkarkohet edhe si ministër Shteti për Rindërtimin.

Me mesazhin “globi rrotullohet”, duket se Braçe nënkupton se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe atij gjatë kohës që ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit.

“RRETH E RRETH PERQARK,
GLOBI RROTULLOHET;
DITE ME DITE, RROTULLOHET!”– shkruan Braçe.

Kujtojmë se më herët, deputeti Braçe është shprehur se në kohën kur mbante postin e zëvendës kryeministrit ka pasur sulme nga brenda maxhorancës kundrejt tij.

Happy
Happy
50 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
50 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Këtu më keni deri më 24 korrik”- Metës i doli fjala, u largua nga Presidenca pas 5 vitesh dhe nesër bëhet gati për kapitullin e ri 
Next post Berisha: Rama e shkarkoi Ahmetajn që të arratiset, por nuk do e lejojmë