“Këtu më keni deri më 24 korrik”- Metës i doli fjala, u largua nga Presidenca pas 5 vitesh dhe nesër bëhet gati për kapitullin e ri 

Read Time:2 Minute, 18 Second

Presidentit të larguar sot zyrtarisht nga detyra Ilir Meta, i doli fjala. Ai nuk u shkarkua as pas një e as pas 2 përpjekjesh për ta shkarkuar, as nuk u dorëhoq, por u largua nga posti i kreut të shtetit sikurse ishte parashikuar ditën që e mori atë, pas përfundimit të mandatit.

Kjo edhe pse vitet e fundit, maxhoranca socialiste ia dedikoi përpjekjeve për shkarkimin e tij, duke ngritur dy herë Komisione Hetimore dhe një herë duke arritur të votojë  në Kuvend për largimin e tij nga detyra.

Kujtojmë se më 9 qershor të vitit 2021, pas nisjes së një procesi hetimor nga deputetët socialistë (nisma e dytë) Kuvendi vendosi për shkarkimin e presidentit Meta.

Në votimin për shkarkimin e Metës morën pjesë 114 deputetë, nga të cilët 104 votuan pro shkarkimit të tij, 7 votuan kundër ndërsa 3 abstenuan.

Kjo ishte hera e parë në 30 vite që një president shkarkohej nga parlamenti i vendit. Por vendimi përfundimtar mbeti në dorë të Gjykatës Kushtetuese, e cila në fund vendosi që Meta të vijonte detyrën, duke i konsideruar shkeljet për të cilat presidenti akuzohej nga maxhoranca të pamjaftueshme për shkarkim (lexo këtu).

E në fakt, Meta vazhdimisht kishte këmbëngulur se ai nuk do largohej nga Presidenca.

Madje direkt pas votimit për shkarkimin e tij në Kuvend, ai shprehej i bindur në këtë ndërsa i konsideronte përpjekjet e maxhorancës për shkarkimin e tij vetëm “shashka” për të larguar vëmendjen.

“Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen nga mbi 88 mijë vota ta pavlefshme që janë atje dhe që duhen parë se si janë bërë të pavlefshme një pjesë e madh e tyre sepse nuk ka statistikë të justifikojë këtë rekord pavlefshmërie. Mund të lëvizin shumë mandate në gjithë këto qarqet, ne duhet ta mbajmë vëmendjen këtu. Më 24 korrik 2022, këtu do e bëjmë konferencën e fundit për shtyp sëbashku. Këtu përqendrohuni, të respektohet deri në fund çdo votë, të numërohet dhe rinumërohet dhe në këtë moment të kenë shumë kujdes, asnjë përpjekje për të mbuluar çdo lloj krimi që ka ndodhur.”– shprehej Meta. Po kështu shprehej edhe nëpër intervista.

Në 5 vite të mandatit të tij, Meta pjesën më të madhe e pati me përballje me maxhorancën socialiste duke kthyer mbi 70 ligje në Parlament, duke mos pranuar të dekretojë një ministër (Gent Cakajn si ministër i Jashtëm), zhdekretoi datën e zgjedhjeve dhe madje thirri edhe një protestë kundër qeverisë.

E direkt pas largimit nga Presidenca, Meta do të kthehet aktiv në politikën shqiptare duke mos bërë asnjë ditë pushim.

Kjo sepse siç ka treguar edhe vetë, të hënën në orën 19:00 do t’i bashkohet Konventës Kombëtare të LSI-së, partisë që ai vetë ka themeluar./Hashtag.al

Barjam Bega – Ilir Meta
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
50 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
50 %
Previous post I riu shqiptar që rriti kanabis në Londër, për të paguar borxhet e drogës dhe bixhozit në Shqipëri 
Next post Shkarkimi i Ahmetajt, Erion Braçe: Globi rrotullohet