Jo të githë ushtarët rusë e duan luftën

Read Time:48 Second

Ambasada amerikane: Jo të githë ushtarët rusë e duan luftën, disa refuzojnë urdhrat, disa kanë ikur nga bazat ose kanë ndërruar krah

Ambasada amerikane ka shkruar në Facebook se jo të gjithë ushtarët rusë e mbështesin luftën e presidentit Putin në Ukrainë.

Në një shënim në Facebook, ku i bën jehonë një lajmi të faqes zyrtare të lajmeve të Departamentit të Shtetit, ajo shkruan se për shumë ushtarë rusë lufta në Ukrainë është një betejë që nuk e duan.

Ambasada shkon më tej duke shkruar se shumë trupa po kundërshtojnë urdhrat, po largohen nga bazat ushtarake e po kalojnë kufirin duke ndryshuar krah.

“Jo të gjithë ushtarët rusë e mbështesin luftën e Vladimir Putinit kundër Ukrainës. Për shumë ushtarë rusë, ajo në Ukrainë është një betejë ku ata nuk duan të luftojnë. Disa trupa po refuzojnë urdhrat, po largohen nga bazat ushtarake ose po kalojnë kufirin në Ukrainë dhe po ndryshojnë krah.” – shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Alizoti ia la kohën Berishës, Alibeaj i afrohet e i kërkon llogari ‘me këmbë e me duar’
Next post Ambasada e SHBA-ve: Kemi dijeni për një kërcënim në Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do zhvillohet në Durrës