Biden përshëndet hapjen e negociatave nga BE: SHBA do të vijojë të jetë partner i besueshëm

Read Time:1 Minute, 2 Second

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përshëndetur përmes një deklarate zyrtare nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Biden shpreh vlerësim për vendimin e BE-së, sidomos në kontekstin e luftës në Ukrainë.

‘Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Europian po ndërmerr për të avancuar me integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik, duke nisur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Në një moment që Rusia ka shkatërruar paqen në Europë, është më e rëndësishme se kurrë që të mbështeten aspiratat për një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe. Demokracia, siguria dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për këtë vizion’, thuhet në deklaratë.

‘Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm teksa këto kombe punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, forcojnë reformat demokratike dhe përkrahin sundimin e ligjit.

Hapat që Bashkimi Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë në ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e unionin në rajon, që të rrisin përkushtimin e tyre drejt forcimit të demokracive’.

MFM
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shqipëria e Maqedonia e Veriut çelin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në BE
Next post Video/Mbyllja e e-Albania, eksperti i IT rendit arsyet që çuan në sulm kibernetik