Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton propozimin francez

Read Time:36 Second

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ka miratuar sot me 68 vota pro, pa abstenime dhe asnjë kundër, konkluzionet e dala nga propozimi francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Qeveria e Maqedonisë me këtë merr përsipër të vazhdojë bisedimet me BE-në për kornizën negociuese. Më pas pati një duartrokitje të madhe nga deputetët e pranishëm në sallë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së që e kundërshtonin propozimin francez, u larguan nga salla para votimit siç shkruan Vesti.

Jashtë Kuvendit në Shkup aktualisht po vijojnë protestat nga simpatizantë të VMRO-DPMNE-së.

Miratimi i propozimit përkthehet në zhbllokimin e rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me Bullgarinë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Gara për Bashkinë e Tiranës: Fatbardh Kadilli vetofrohet si kandidat i opozitës
Next post E zhytur në borxhe dhe e pa punë. Kush i pagoi Evi Angelakis udhëtimet në Shqipëri..?