“Shqiptarët po paguajnë dadon filipineze të Stela Gugalles”/ Shehaj: Do dalin fakte të reja 

Read Time:2 Minute, 9 Second

Ish drejtoresha e tatimeve, Brisida Shehaj, ka folurë në lidhje me aferën e inceneratorëve. E ftuar në emisionin Open, Shehaj është shprehur se skema korruptive përfshin qindra miliona euro të marra nga “xhepat” e shqiptarëve.

Ndër të tjera, Shehaj shton se, në vazhdin do të dalin skandale të tjera ndërsa shton se shqiptarë po paguajnë dadon filipineze të Stela Gugalles, e cila është në kërkim.

Pjesë nga debati.

Shehaj: Të tre inceneratorët, Elbasani, Fieri dhe Tirana, kanë një kontratë me ITS-në për ndërtimin. Shteti ua ka dhënë këtyre koncensionin dhe të terja kompanitë, madje dhe në Elbasan s’ka pasur mbikëqyrës ndërtimi, ia kanë kontraktuar ndërtimin ITS-së, ku pronar është Klodian Zotot, i shpallur në kërkim. Do dalin dhe disa skandale për importet që bëjnë këta nga jashtë. Ai është zotëria që ka krijuar gjithçka dhe më pas vjen skema (Zoto). Zotit Koka i duhej paraja me bankë, se ishte politikan. S’ka pasur fatura cash. Paratë i kanë zbritur këta si shpenzime, i di Klod Zoto se ku kanë shkuar. Klodian Zoto i ka tërhequr nga banka paratë, por se ku i ka çuar se dimë.

Fatos Çoçoli: Djalli fshihet pas teknikaliteteve, pas hollësive. pse ekzistojnë këto kompani që janë krijuara në 2018-ën?

Shehaj: Këta marrin paratë tona. I dhanë një vlerë 128 mln euro inceneratorëve. Ata mirë që vjedhin lekët tona, por vjedhin dhe taksat. Të paguajmë dhe filipinezet që mban Stela Gugalla për dy fëmijë, të mbajmë dhe ato ne.

Fatos Çoçoli: Këto 128 mln euro duhet t’i kthehen qytetarëve.

Shehaj: Te kallëzimet penale s’kemi bërë bla bla bla politikisht. më dëgjo se po bëjmë zhurmuesin.

Fatos Çoçoli: I është bërë dëm shtetit Pse se ke deklaruar sa është dëmi?

Shehaj: I kemi çuar të gjitha në prokurori. I nderuar i kemi çuar në Prokurori, në dosje. 189 mln nuk është e gjitha e inceneratorëve. Janë disa kompani publike. Unë dhe një ekip i tërë që punon aty, se kemi ndarë dëmin. Monika Kryemadhi dhe unë e dimë se ka dy hetime, ka dhe një hetim aktual që nuk flet askush, që e ka hapur dhe është vetëm për përfituesit. Po të futesh në kompani të tjera, është më e madhe vlera. Janë qindra miliona euro të marra me skema evazioni. Janë blerë deri te të brendshmet dhe është shitur beton. I gjithi është dëm. Ka dalë atje Gjiknuri dhe tha; 20 mln euro km. Edhe më shumë dëm është. Në Maltë ka shtëpinë Mirel Mërtiri. Mireli vjen vërdallë në Vjenë dhe paguan atje për një artikull kundër Ilir Metës

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
100 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Theu bojkotin e avokatëve/ Kërkohet të merren masa për Eni Çobanin 
Next post Kurbanët e klikimeve