Home Aktualitet Prostitucion intelektual ne Elysee

Prostitucion intelektual ne Elysee

nga Albina Hoxhaj

Nga Klodian Tomorri

I dashur Manu. Ja cfare mund t’u thuash francezeve te tu per t’i bindur qe te hapin negociatat me Shqiperine.

Thuaju qe shqiptaret jane te zinj, njesoj si senegalezet, togolezet dhe afrikano-perendimoret.

Thuaju qe Franca do te marr sovranitetin e emetimit te monedhes shqiptare, njesoj sic emeton CFA-ne, monedhen koloniale te 14 vendeve afrikane.

Thuaju qe pasi t’u emetojme monedhen shqiptareve do t’u marrim te ardhurat e sinjorazhit ne thesarin francez, sic ja marrim Senegalit, Burkina Fasos, Togos dhe gjithe vendeve me te varfra te botes.

Thuaju se vec sinjorazhit do i marrim Shqiperise 50 per qind te rezervave valutore ne thesarin francez sic ja bejme Afrikes koloniale.

E nese francezet e tu nuk binden prape, thuaju qe ne Shqiperi ka ar. Ka miniera ari njesoj si ne Burkina Faso- thuaji. Dhe ashtu si ne Burkina femijet e mitur shqiptare do t’i fusim ne miniera qe te nxjerrin arin, i cili me pas do te perfundoje ne arken e thesarit francez.

Bindi francezet e tu Manu, bindi. Thuaji ta pranojme Shqiperine qe ta shfrytezojme njesoj sic kemi shfrytezuar dhe shfrytezojme barabrisht kolonite tona afrikane duke i lene vendet me te varfra ne bote. Dhe pastaj, nese shqiptaret perpiqen te largohen nga mjerimi, mos kini frike thuaju se i perplasim ne brigjet e Italise, njesoj sic perplasim afrikanet e kolonizuar.

Dhe nese nuk binden as me kete, atehere thuaju qe shqiptaret jane serbe. Thuaju qe jane trima dhe shtetare te mire si Miloshevici, Mlladici, Karaxhici. Ke per te pare qe kjo ka per t’i eksituar francezet e tu.

Ja keshtu Manu. Kaq e thjeshte eshte. Heren tjeter kur te flasesh per moral, vlera demokratike, standarde etj etj, mendo femijet e Burkines. Fatkeqesisht, ditet e sotme ka me shume moral ne Pigalle se sa ne Pallatin e Elysses.

Ne fund mbylle si te duash vet. En marche ose encule

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!