Berisha: Nëse do isha unë në pushtet, do të ishin hapur negociatat me BE

Read Time:1 Minute, 8 Second

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se nëse do të ishte kryeministër Shqipërisë t’i ishin hapur negociatat me BE.

Këtë deklaratë Berisha e bëri në emisionin “Opinion” ku ka folur për ecurinë e integrimit të Shqipërisë për gjatë tre dekadave.

Berisha akuzoi qeverinë se ka kapur të gjitha pushtetet e vendit dhe se kjo gjë kë ndikuar që BE të mos hap negociatat me vendin tonë.

“Po flisni me një ish-kryeministër. Nëse një ish-kryeministër vendos të mos dorëzojë pushtetin, është e vështirë t’ia marrësh pushtetin. Pushteti i merret me zgjedhje. Një kryeministër, nuk duhet të vendosë kurrë që të mbajë me çdo çmim pushtetin. Sigurisht që në vitin 2013 e lashë vetë pushtetin. Në 2009-ën Edi Rama për të mos u futur në zgjedhje, solli këtu damë Glover që ishte non-grata. E vuri si kusht që nëse nuk e pranoja si vëzhguese, do bojkotonte zgjedhjet. Bëra një vendim në të cilin përjashtoja shtetin nga fushata. Damë Glover monitoroi atë vendim”, tha Berisha.

Lidhur me pyetjen pse e la pushtetin, Berisha tha se; “Unë u votova aq sa votova. Nuk kam menduar kurrë që të qëndroja në pushtet nëse nuk merrja zgjedhjet. Nëse kryeministri vendos të përdorë shtetin për fushatë. Nëse Sali Berisha do ishte në pushtet, negociatat do ishin të hapura prej kohësh. Unë do zbatoja kushtet dhe kriteret”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Akuzat e Kokalarit/ Këlliçi: Nuk ka asnjë fakt dhe provë
Next post Estrada Europe u mbyll. / Nga Ylli Dylgjeri