Akuzat e Kokalarit/ Këlliçi: Nuk ka asnjë fakt dhe provë

Read Time:1 Minute, 1 Second

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar sërish për akuzat që aktivistja Evi Kokalari ka ngritur ndaj tij.

Teksa u pyet në emisionin “Frontline”, Këlliçi tha se akuzat e Kokalarit janë personale dhe të pabaza.

Deputeti sfidoi Kokalarin të faktojë akuzat, ndërsa theksoi se nëse i ka bërë këto shkelje, duhet të largohet nga politika.

“Zonja në fjalë ka bërë disa akuza personale, të cilat i gjej të pabazuara, në asnjë fakt dhe provë. Zero lobim nga ana ime. Nëse do kisha lobuar për të pasur përfaqësi të të rinjve, s’do kisha bërë gabim. Nëse të rinjtë kanë lobuar për vete dhe ia kanë dalë, s’ka asnjë problem për mendimin tim. Ky është një problem që ka qenë më herët, jo kur u bë publik. Jam akuzuar për vepra nga më të rëndat.

Meqë janë këto akuza të rënda, të vijë ti faktojë në gjyq, në të njëjtën gjykatë dhe në të njëjtin sistem. Hajde ta zgjidhim në gjykatë. Nëse unë kam bërë këto shkelje, duhet të largohem nga politika. Nëse është e kundërta, personi duhet të marrë përgjegjësitë. Kam kërkuar 1 milion lekë të reja për të bërë disa ture për të rinjtë”, nënvizoi Këlliçi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Berisha zbardh ‘lëvizjet’ e Ramës/ Çfarë do të bëjë kryeministri gjatë protestës
Next post Berisha: Nëse do isha unë në pushtet, do të ishin hapur negociatat me BE