Pas festës madhështore në Prishtinë, Albin Kurti vjen në Tiranë

Read Time:1 Minute, 5 Second

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe pse nuk është shpallur ende zyrtarisht si fitues i zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur me shpejtësi përgatitjet për të kulmuar me një festë madhështore në Tiranë. Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 6 tetorit, lideri i VV-së u rendit i pari duke sfiduar kështu shumë emra të njohur të politikës në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje u rendit si forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe këtë fitore Albin Kurti ka vendosur që ta festojë edhe në Tiranë.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë me një njoftim të shpërndarë në “Facebook” thekson  se  Albin Kurti do të jetë të  dielën e 20 tetorit në kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, aty ku do të mbajë edhe një fjalim përpara të pranishmëve.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës”-thekson Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë.


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kryemadhi: Qëndrimi i Francës, është qëndrim i të gjithë BE
Next post Kryemadhi: Veliaj do të ikë bashkë më Ramën, në 24 orë mendon vetëm për pushtetin e tij