Home Aktualitet Eva Dumani mbetet e vetme në Siri, ja pse nuk u riatdhesua dot

Eva Dumani mbetet e vetme në Siri, ja pse nuk u riatdhesua dot

nga Editor

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, i cili ka qenë ura lidhëse për riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri, ka deklaruar se operacioni ka qenë i vështirë.

I pyetur për Eva Dumanin, ai tha se ajo për momentin nuk do që të vijë në Shqipëri, ndërsa me shumë gjasa e reja është një prej pengjeve për të cilët foli dhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, Rama tha se dy persona janë pengje brenda kampit, dhe për shkak të frikës së madhe që ndjejnë, nuk pranuan që të ktheheshin në vend.

“Ishte operacion i vështirë. Disa duan të vijnë, disa të tjerë jo. Do të ketë një operacion të katërt. Eva Dumani nuk do që të vijë për momentin. Do flasim shpejt. Ka pasur pak nga ata që kanë dashur të vijnë, por s’janë gjetur”, tha ai.

Të gjithë zyrtarët folën për një operacion të katërt shpëtimi, pasi ende 30 shqiptarë mbahen në kampet siriane, edhe pse duhet thënë se një pjesë e tyre nuk duan që të kthehen në atdhe.

Më herët në Shqipëri janë riatdhesuar familjarë të tjerë të Eva Dumanit, përfshirë vëllain e saj. Herë pas here ajo ka bërë thirrje për të dalë nga kampi, por personat me të cilët qëndron duket se nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!