Home Aktualitet Vendi në situatë ‘apokaliptike’ nga temperaturat e larta, IGJEUM: Në 10 qarqe ka rrezik të lartë për zjarre, situatë më e qetë vetëm në…

Vendi në situatë ‘apokaliptike’ nga temperaturat e larta, IGJEUM: Në 10 qarqe ka rrezik të lartë për zjarre, situatë më e qetë vetëm në…

nga Editor

Prej një jave tashmë i gjithë vendi ynë është përfshirë nga i nxehto afrikan me mot me diell dhe temperatura që shënojnë më shumë se 40 gradë. Në të gjithë vendin, në mungesë të rreshjeve, ka pasur vatra të shumta zjarri, përfshirë pyje e kullota, por fatmirësisht derimë tani pa dëme në njerëz.

Ndërkohë që dhe kjo e diel pritet me temperatura mjaft të larta, të cilat sipas IGJEUM do të rrisin ndjeshëm mundësinë për zjarre në 10 qarqe të vendit, ndërsa më e qetë do të paraqitet situata në Durrës dhe Dibër.

Gjatë ditëve të ardhshme, përveç të nxehtit vendi do të përfshihet dhe nga një stuhi rëre me origjinë nga Saharaja.

“Ditën e diel, datë 1, pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).

Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë”, thuhet në njoftim, ku mes të tjerave për ditën e sotme temperaturat pritet që të shkojnë mbi 41 gradë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!