Home Aktualitet KALLAUZI I BASHKËPUNIMIT RAJONAL

KALLAUZI I BASHKËPUNIMIT RAJONAL

nga Editor

Nga Gentian Çala

Të punosh për paqen, të heqësh barriera, të punosh për bashkëjetesën janë qëllimmira dhe askush nuk mundet t’i hedhë poshtë si përpjekje pozitive. Por t’i përdorësh këto për hegjemoni apo për interesa të dikujt mbi popujt e tjerë kjo është tejet dashakeqëse.

Një kombi të ndarë në dy shtete nuk mundet që njërës gjysëm t’i refuzohet paqja dhe bashkjetesa nga Serbia, pra Kosovës, kurse më gjysmën tjetër, Shqipërinë, të bëhen marrëveshje në stilin “vllazërim-bashkim”. Ky standard i dyfishtë i Serbisë është problem që kërkon harmonizim qëndrimesh ndër shqiptarë dhe jo lidera që bëjnë si duan apo ashtu si u kërkohet nga të tjerët.

Kallauzi i bashkëpunimit rajonal, iniciativë e dyshes Vuçiç-Rama, çalon aq shumë sa që janë së paku 3 vende që kanë refuzuar përfshirjen si Kosova, Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi. Kryeministri ynë duhej të kushtëzonte bashkëpunimin me Serbinë në me bisedimet dhe angazhimin për paqen me Kosovën, por ka zgjedhur rrugën e gabuar, mesa duket as për të parën dhe as për të fundit herë.
Autokratët po dëshmojnë se si në politikën e brendshme dhe në atë të jashtme veç dinë të gabojnë. Insistimi i tyre në këtë drejtim dëshmon se nuk mund të ndërtohen ngrehina në ajër.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!